Jurisprudencë

DHURIMI I QUMËSHTIT TË GJIRIT NË ISLAM

By |April 26th, 2026|Categories: Jurisprudencë|

Hyrje Çështja e dhurimit të qumështit të gjirit është bërë objekt diskutimi të shtuar në kohët moderne, sidomos me shfaqjen e bankave të qumështit dhe praktikave të reja mjekësore që nuk kanë qenë të njohura në të kaluarën. Në Islam, kjo temë nuk trajtohet vetëm si çështje ushqimi apo kujdesi shëndetësor, por lidhet drejtpërdrejt me dispozita të rëndësishme juridiko-fetare, pasi gjidhënia mund të krijojë farefisni të posaçme dhe, rrjedhimisht, ndalime martesore. Për këtë arsye, juristët klasikë dhe bashkëkohorë e kanë trajtuar këtë temë me kujdes të veçantë, duke shqyrtuar bazat kuranore e profetike, qëndrimet e medhhebeve, mënyrat e vërtetimit të

KAMATA NË ISLAM

By |March 30th, 2026|Categories: Jurisprudencë|

KAMATA NË ISLAM (Riba) Hyrje Kamata është një nga problemet më të vjetra të jetës ekonomike. Si një fitim i padrejtë, ajo nuk ka asnjë bazë as racionale dhe as morale. Në literaturën klasike islame kamata quhet riba. Fjala riba në fjalor ka kuptimet: “tepricë, shtim, rritje, shumim; ngritje lart; (për trupin) zhvillim dhe rritje.” Në literaturën e fikhut, riba është shtesa që merret duke kthyer një hua në para ose mall pas një periudhe të caktuar të shoqëruar me një tepricë të përcaktuar, ose shtesa që merret duke i dhënë afat shtesë një borxhi që nuk është shlyer në kohë dhe duke e kthyer

NDJEKJA E NJË MEDHHEBI

By |January 20th, 2025|Categories: Jurisprudencë|

Në fushën e fikhut me fjalën medhheb nuk nënkuptojmë individë, por shkollë juridike. Patjetër që mendimi ka lindur prej një individi, por me kalimin e kohës është zgjeruar, duke u kthyer në pasurinë e përbashkët të bashkësisë së gjerë myslimane. Emërtimet e këtyre shkollave me emrat e themeluesve nuk nënkuptojnë sektarizëm, por një konceptim juridik të fesë, i cili herë pas here përditësohet sipas nevojës. Prandaj dhe opinionet juridike të konfirmuara (mufta bih) nuk emërtohen me emra të përveçëm si p.sh., “sipas mendimit të Shafiiut”, por thuhet “sipas Medhhebit Shafii”. Kjo do të thotë që në shkollën juridike shafiite, pasi

FOREX NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM

By |December 10th, 2024|Categories: Jurisprudencë|

Çfarë është Forex? Forex, ose tregu i këmbimit valutor, është një treg global ku kryhet tregtimi i valutave të ndryshme. Ky treg, një nga më të mëdhenjtë dhe më likuidë në botë, funksionon 24 orë në ditë dhe pesë ditë në javë. Investitorët blejnë dhe shesin valuta, duke shpresuar të përfitojnë nga ndryshimet në kurset e këmbimit. Faktorët kryesorë që ndikojnë në Forex janë ekonomitë e vendeve përkatëse, politikëbërja monetare, ngjarjet globale dhe niveli i kërkesës dhe ofertës për valuta specifike. Edhe pse në Forex zëri kryesor është tregtimi i valutave, shumë platforma tregtare që ofrojnë akses në të lejojnë gjithashtu tregtimin

PËRKUFIZIMI FETAR I VEPRIMTARISË SË INDIVIDIT (TERMINOLOGJIA)

By |November 17th, 2024|Categories: Jurisprudencë|

Islami i obligon myslimanët me përmbushjen e disa urdhrave dhe shmangien nga gjërat e ndaluara. Këta urdhra dhe ndalesa ndryshe quhen “teklif”, ndërsa myslimani i cili i zbaton quhet “mukelef’. Teklif emërtohet urdhërimi i njerëzve nga feja islame që të kryejnë urdhrat e Allahut dhe të respektojnë ndalimet e Tij. Person përgjegjës që fetarisht quhet (mukel’lef) është: - personi me zhvillim mendor normal, - personi që ka mbushur moshën e pubertitetit. Çdo person që i plotëson këto dy kritere ngarkohet me përgjegjësi me anë të mesazhit të sjellë nga feja islame dhe me pasoja materiale-shpirtërore dhe fetare-juridike për shkak të

KRITERET PËRDORIMIT TË SUNETIT AHAD SIPAS JURISTËVE – I

By |November 17th, 2024|Categories: Jurisprudencë, Sunet|

Nga Elton Karaj Çdo sunet/hadith/transmetim që nuk mbërrin gradën meshhur është në gradën ahad. Nëse hadithi është në gradën “muteuatir” ose “meshhur”, atëherë autenticiteti i tij s’mund të vihet në diskutim. Nëse është ahad, atëherë hadithi është gjithnjë i diskutueshëm. Për këtë arsye juristët kanë vendosur disa kushte për aplikimin e informacionit që vjen me këtë rrugë. Në fakt edhe dijetarët e hadithit të cilët e ndajnë hadithin në “sahih” (autentik), “hasen” (i shëndoshë) dhe “da’if” (i dobët), në fakt kanë bërë klasifikimin e haditheve ahad. Sipas kësaj një pjesë e madhe e haditheve ahad janë në gradën sahih. Të

VLERA E SHKENCËS SË FIKHUT DHE JURISTIT

By |November 17th, 2024|Categories: Jurisprudencë|

Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëplotit.[1] Kërkoj ndihmë prej Tij! O Zot begatoje përpjekjen time me të mira! Falënderimi i takon vetëm Allahut, i cili i bëri dijetarët trashgimtarë të profetëve dhe pasues të evlijave. Për ata dijetarë, luten engjëjt në qiell, peshqit në ujë dhe zogjtë në ajër. Paqja, përshëndetjet më të larta dhe më të plota qofshin për ajkën e më të zgjedhurve, për esencën e thelbit të ekzistencës dhe shtyllën kryesore të gjithësisë, Muhamed Mustafanë (sal`lallahu alejhi ue sel`lem), për familjen e tij të pastër dhe të ndershme, dhe për të gjithë shokët e tij punëmirë, yjet

KLASIFIKIMI I HADITHEVE SIPAS JURISTËVE

By |November 17th, 2024|Categories: Jurisprudencë|

Duhet thënë dhe duhet pranuar që normalisht pyetja “Përse nuk e pranoni këtë hadith, ndërkohë që Profeti (a.s) ka thënë që kudo që të gjeni hadithin tim pranojeni atë dhe praktikojeni?” nuk ka fort kuptim për një person që e njeh pak fikhun dhe natyrën e tij. Kurse fakti, që personi i cili nuk i jep dot përgjigje pyetjes së mësipërme s’ka asnjë domethënie, përveçse personi në fjalë nuk e njeh fikhun dhe argumentin. Patjetër që kur pas kësaj pyetjeje të parë të lënë pa përgjigje vjen një e dytë ku të thuhet “Si guxon të mos ndjekësh hadithin e

ADHURIMI

By |November 17th, 2024|Categories: Jurisprudencë|

Në terminologjinë fetare adhurimi është përulja dhe bindja me vetëdije ndaj Allahut si dhe veprimi dhe sjellja me objektiv kënaqësinë e Zotit dhe që Zoti është i kënaqur prej tij. Kjo veprimtari dhe sjellje përfshin dëshminë e besimit, ritet fetare, aktivitetin kontribues në cdo nivel, dhe cdo përpjekje të brendëshme apo të jashtme (të mendimit apo aksionit) që ka si synim kënaqësinë e Allahut. Kur’ani e përmend adhurimin si arsye të krijimit të njerëzve dhe xhindëve: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë” (Dharijat, 51/56).  Ndërkaq, nga njëra anë adhurim është të përmendësh

QËNDRIMI ISLAM NDAJ NDËRHYRJEVE ESTETIKE

By |November 3rd, 2024|Categories: Jurisprudencë|

Në Islam, qëndrimi ndaj ndërhyrjeve estetike dhe kirurgjike është një çështje e ndërlikuar, subjekt i interpretimeve të ndryshme nga dijetarët. Në radhë të parë duhet të kuptojmë qasjen e fesë ndaj krijim të njeriut. Allahu i Madhëruar, që e ka krijuar njeriun në mënyrën më të bukur, ka lejuar që ai të zbukurohet dhe të ruajë bukurinë e tij në masa të arsyeshme dhe të moderuara. Në Kuran thuhet se gjërat e mira dhe të bukura janë të lejuara, ndërsa gjërat e këqija dhe të shëmtuara janë të ndaluara (Maide 5/4-5). Një suren A’raf thuhet: “Thuaj: “Kush i ka penguar

Go to Top