DHURIMI I QUMËSHTIT TË GJIRIT NË ISLAM
Hyrje Çështja e dhurimit të qumështit të gjirit është bërë objekt diskutimi të shtuar në kohët moderne, sidomos me shfaqjen e bankave të qumështit dhe praktikave të reja mjekësore që nuk kanë qenë të njohura në të kaluarën. Në Islam, kjo temë nuk trajtohet vetëm si çështje ushqimi apo kujdesi shëndetësor, por lidhet drejtpërdrejt me dispozita të rëndësishme juridiko-fetare, pasi gjidhënia mund të krijojë farefisni të posaçme dhe, rrjedhimisht, ndalime martesore. Për këtë arsye, juristët klasikë dhe bashkëkohorë e kanë trajtuar këtë temë me kujdes të veçantë, duke shqyrtuar bazat kuranore e profetike, qëndrimet e medhhebeve, mënyrat e vërtetimit të
KAMATA NË ISLAM
KAMATA NË ISLAM (Riba) Hyrje Kamata është një nga problemet më të vjetra të jetës ekonomike. Si një fitim i padrejtë, ajo nuk ka asnjë bazë as racionale dhe as morale. Në literaturën klasike islame kamata quhet riba. Fjala riba në fjalor ka kuptimet: “tepricë, shtim, rritje, shumim; ngritje lart; (për trupin) zhvillim dhe rritje.” Në literaturën e fikhut, riba është shtesa që merret duke kthyer një hua në para ose mall pas një periudhe të caktuar të shoqëruar me një tepricë të përcaktuar, ose shtesa që merret duke i dhënë afat shtesë një borxhi që nuk është shlyer në kohë dhe duke e kthyer
NDJEKJA E NJË MEDHHEBI
Në fushën e fikhut me fjalën medhheb nuk nënkuptojmë individë, por shkollë juridike. Patjetër që mendimi ka lindur prej një individi, por me kalimin e kohës është zgjeruar, duke u kthyer në pasurinë e përbashkët të bashkësisë së gjerë myslimane. Emërtimet e këtyre shkollave me emrat e themeluesve nuk nënkuptojnë sektarizëm, por një konceptim juridik të fesë, i cili herë pas here përditësohet sipas nevojës. Prandaj dhe opinionet juridike të konfirmuara (mufta bih) nuk emërtohen me emra të përveçëm si p.sh., “sipas mendimit të Shafiiut”, por thuhet “sipas Medhhebit Shafii”. Kjo do të thotë që në shkollën juridike shafiite, pasi
FOREX NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM
Çfarë është Forex? Forex, ose tregu i këmbimit valutor, është një treg global ku kryhet tregtimi i valutave të ndryshme. Ky treg, një nga më të mëdhenjtë dhe më likuidë në botë, funksionon 24 orë në ditë dhe pesë ditë në javë. Investitorët blejnë dhe shesin valuta, duke shpresuar të përfitojnë nga ndryshimet në kurset e këmbimit. Faktorët kryesorë që ndikojnë në Forex janë ekonomitë e vendeve përkatëse, politikëbërja monetare, ngjarjet globale dhe niveli i kërkesës dhe ofertës për valuta specifike. Edhe pse në Forex zëri kryesor është tregtimi i valutave, shumë platforma tregtare që ofrojnë akses në të lejojnë gjithashtu tregtimin
TEFSIR, TE’UIL, PERKTHIM, MEAL
Tefsir Tefsir e ka prejardhjen prej rrënjës “fesr” dhe është në masdarin “tef’îl”. Fesr do të thotë të zbulosh diçka të mbuluar. Por pranohet edhe që me fjalën fesr nuk nënkuptohet zbulimi me shqisa, por me intelekt. Edhe tefsir dı të thotë të nxjerrësh në dritë një kuptim të mbuluar. Por, për shkak se kjo e fundit është në trajtën tef’îl, ka kuptim me të fortë sesa fesr. Në lidhje me Kur’anin është përdorur pikërisht në këtë kuptim. وَلَا يَأْتُونَكَ بِمَثَلٍ إِلَّا جِئْنَاكَ بِالْحَقِّ وَأَحْسَنَ تَفْسِيرًا “Pa dyshim që Ne të sjellim shpjegimin e vërtetë dhe më të bukur karshi
SURJA FATIHA
Të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ(1) الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ(2) الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ(3) مَالِكِ يَوْمِ الدِّين(4) إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ(5) اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ(6) صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ(7) -----o----o----- Kurani nis me suren Fatiha, namazi çelet me suren Fatiha, çdo vepër e vyer hapet me këtë çelës magjik dhe errësira e botës që na pret pas këtyre dyerve shuhet përsëri nga ky burim drite. Për këtë arsye surja e parë është quajtur Fatiha, pra Hapëse, sepse është kreu i gjithçkaje. Është quajtur edhe Shafije/Shëruese, sepse shëron shumë plagë
RUAJTJA E VAHJIT
Kurani i zbritej një njeriu që nuk dinte lexim e shkrim, i rritur në një popull që edhe ai nuk dintë lexim e shkrim. Allahu, duke i vendosur Kuranit si emër të dytë emrin el-Kitab (Libri), në mënyrë indirekte, informonte se vahji duhej ruajtur duke u shkruar. Gjithashtu, në ajetet e para, që i zbritën Profetit (s.a.s), theksohej roli që zë lapsi në veçorinë më të rëndësishme të njeriut, që është të mësuarit. Pra, Allahu i Madhëruar, i Cili njeriut i mëson gjithçka me laps (Alak 96/4), duke i dhënë Kuranit, që do ta nxirrte njerëzimin nga injoranca në dituri,
ROBËRIT E VEÇANTË TË RRAHMANIT
I vetmi merhem i shërimit të plagëve që s’kalojnë, e vetmja rrugë për të jetuar në lumturi e pastërti në këtë dynja, e vetmja formë për të dalë faqebardhë në gjyqin e madh në kiamet, e vetmja mënyrë për të fituar pra kënaqësinë e Krijuesit është të jesh rob i Allahut dhe të shpëtoh nga robëritë e tjera të ulëta të kësaj dynjaje. Fjala “rob” tingullon pak keq dhe ashtu është. Rob i parasë, rob i postit, rob i ushqimit, rob i familjes, rob i gruas, rob i alkoolit, rob i drogës, rob i duhanit, rob i tekave të nefsit,
PËRKUFIZIMI KLASIK I KURANIT FAMËLARTË
Kuptimi leksikor i fjalës “Kuran” Megjithëse rreth çështjes ka mendime të ndryshme, më i pranuari është, që fjala “Kuran” vjen nga trajta “gufrân” dhe ka kuptimin “lexim” nga folja “ka-ra-e”. Këtë formë e kemi të shprehur edhe në Kuran: اِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ وَقُرْاٰنَهُ فَاِذَا قَرَاْنَاهُ فَاتَّبِعْ قُرْاٰنَهُ “Leximi dhe mbledhja e Kuranit në zemrën tënde është detyra jonë. Atëherë, kur Ne lexojmë Kuran, ti na ndiq!”[1] Njëkohësisht, rreth prejardhjes së fjalës “Kuran” ka edhe qasje të tjera, si p.sh.: “karîne”, që do të thotë përngjasim, për shkak se disa ajete përngjasojnë me njëri-tjetrin; ose nga folja “ka-ra-ne”, që do të
MËNYRAT E ZBRITJES SË VAHJIT
Zbritja e Kuranit është shprehur me konceptin nuzûl (zbritje) ose me fjalë të tjera, të cilat e kanë prejardhjen nga e njëjta rrënjë, si inzâl (të zbresësh diçka) dhe tenzîl (të zbresësh shumë por herë herë), në mënyrë që të na transmetojë madhështinë e Providencës, që e zbret Kur’anin dhe për të treguar që urdhëresat vijnë në formën e vahjit. Këtu zbritja është me kuptimin e njoftimit. Allahu Teala, e ka zbritur Kuranin në këto tri forma, secila prej të cilave quhet tenezzul (shumësi: tenezzulât): 1 – Ai e ka zbritur Kuranin në Leuhi Mahfudh. Ajeti i mëposhtëm argumenton këtë










