Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

kriteret per imam dhe radha

Kushtet bazë që një person duhet të plotësojë për të dalë imam janë:

  • të jetë mysliman
  • të jetë mashkull
  • i rritur dhe i shëndoshë mendërisht
  • të dijë përmendësh mjaftueshëm Kuran sa për namaz
  • të jetë i saktë në leximin e Kuranit
  • i drejtë në fe (jo i njohur për mëkate të hapura)

Kriteret e radhës për të dalë imam janë shprehur kështu në hadithin e Profetit Muhamed (s.a.s.):

يَؤُمُّ القَومَ أقرَؤُهم لكِتابِ اللهِ، فإن كانوا في القِراءةِ سَواءً، فأعلَمُهم بالسُّنَّةِ، فإن كانوا في السُّنَّةِ سَواءً، فأقدَمُهم هِجرةً، فإن كانوا في الهِجرةِ سَواءً، فأقدَمُهم سِلمًا، ولا يَؤُمَّنَّ الرَّجُلُ الرَّجُلَ في سُلطانِه، ولا يَقعُدْ في بَيتِه على تَكرِمَتِه إلَّا بإذنِه. [وفي رِوايةٍ] مَكان سِلمًا: سِنًّا

Le t’u prijë njerëzve në namaz ai që e lexon më mirë Librin e Allahut. Nëse janë të barabartë në lexim, atëherë ai që e njeh më mirë Sunetin. Nëse janë të barabartë në Sunet, atëherë ai që ka bërë më herët hixhretin. Nëse janë të barabartë edhe në hixhret, atëherë ai që ka hyrë më herët në Islam. Dhe askush të mos i prijë një tjetri në vendin e tij të autoritetit (aty ku ai është zot shtëpie apo ka përparësi), dhe të mos ulet në vendin e tij të nderit në shtëpinë e tij pa lejen e tij. [Në një transmetim tjetër] në vend të fjalës “islâman” (hyrje më e hershme në Islam), ka ardhur fjala “sinnen”, që do të thotë: më i moshuari. (Muslim, h.nr. 673)

Kriteret e radhës kanë këto kuptime:

1. Ai që lexon më mirë Kuranin

  • më i saktë në lexim (texhvid)
  • më i fortë në memorizim

2. Ai që ka më shumë dije për Sunetin

  • njohuri më të thella fetare
  • kupton më mirë rregullat e namazit

3. Ai që ka bërë hixhret më herët

  • në kohën e sahabëve i jeper përparësi atij që ka bërë më herët hixhret, kurse sot kjo mund kuptohet si më i qëndrueshëm në fe.

4. Ai që është më i hershëm në Islam ose më i moshuar

Allahu di gjithçka më së miri. /insi.al/