
Allahu i Madhëruar e ka krijuar çdo njeri me një bukuri të veçantë. Bukuria që shihet qartë në fytyrën e njeriut është natyrale dhe e lindur. Ta ruash këtë bukuri, të falënderosh për cilësitë dhe bukuritë që ke dhe të jesh i kënaqur me çkaAllahu ka parë të përshtatshme të të dhurojë, është një shkallë dhe shenjë e adhurimit. Prandaj, nëse nuk ka një nevojë jetike dhe të domosdoshme, nuk duhet ndërhyrë për të ndryshuar situatën ekzistuese të trupit. Sepse ndërhyrje të tilla, të bëra vetëm për zbukurime të ekzagjeruara dhe shumë herë pa kriter, mund ta vendosin njeriun përballë një përgjegjësie të rëndë.
Aplikimi i vetullave (microblading) është një lloj grimi afatgjatë dhe në një farë mënyre konsiderohet si procedurë e ngjashme me tatuazhin. Në Islam janë ndaluar ndërhyrjet dhe manipulimet që synojnë ndryshimin e tipareve të krijuara nga natyra (fitra) (Nisa, 4/119; Rum, 30/30). Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ndër të tjera ka thënë se ata që bëjnë për vete dhe ata që u bëjnë të tjerëve tatuazh në lëkurë, do të mbeten larg mëshirës hyjnore, sepse ndryshojnë krijimin e Allahut, dhe kështu i ka paralajmëruar ata (Buhari, Libas, 83-87; Muslim, Libas, 120). Dhe vetullat dhe qerpikët konsiderohen si pjesë përbërëse të trupit.
Duke u mbështetur në këto argumente, dijetarët islamë kanë gjykuar se bërja ose realizimi i tatuazhit nuk është e lejuar, përveç rasteve të domosdoshme si trajtimi mjekësor (Meusili, el-Ihtijar, 4/164). Domosdoshmëri konsiderohen rastet sinëse vetullat e një personi kanë rënë plotësisht ose pjesërisht, ose janë në një gjendje që vizualisht konsiderohet e papranueshme nga shoqëria, atëherë një aplikim i vetullave mund të bëhet si procedurë trajtimi.
Allahu e di më së miri. /insi.al/

