Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

ndarja e mishit të kurbanit

Ndarja e mishit është pjesë e rëndësishme e reflektimit të mirësisë dhe bashkimit shoqëror. Dijetarët bazuar në transmetimet profetike këshillojnë ndarjen e mishit në tre pjesë: një për vete, një për të afërmit dhe një për të varfrit. Kjo bazohet në veprën e Profetit (a.s), që ndante mishin me fqinjët dhe të varfrit (Musned Ahmedi, nr. 19349). Gjithashtu Allahu thotë:

فَكُلُوا۟ مِنْهَا وَأَطْعِمُوا ٱلْبَائِسَ ٱلْفَقِيرَ

“Hani prej tij dhe jepuni për ushqim nevojtarëve të varfër”. (Haxh, 22:28) Kjo është parë si një vepër që ndihmon në përhapjen e dashurisë dhe solidaritetit në shoqëri, duke forcuar lidhjet sociale./insi.al/