
Sipas medhhebit hanefi, kurbani bëhet i pavlefshëm nëse kafsha ka të meta të dukshme si verbëri, çalim i theksuar, sëmundje e rëndë apo dobësi ekstreme. Kjo bazohet në hadithin e Profetit (a.s):
أَرْبَعٌ لاَ تَجُوزُ فِي الأَضَاحِي الْعَوْرَاءُ بَيِّنٌ عَوَرُهَا وَالْمَرِيضَةُ بَيِّنٌ مَرَضُهَا وَالْعَرْجَاءُ بَيِّنٌ ظَلْعُهَا وَالْكَسِيرُ الَّتِي لاَ تَنْقَ
“Katër nuk vlejnë për kurban: ajo me sy të verbër krejtësisht, ajo që është sëmurë haptazi, ajo që çalon dukshëm dhe ajo që është e rraskapitur e nuk mban mish.” (Ebu Daud, nr. 2802). Gjithashtu, nëse kafsha theret para kohës së duhur ose me nijetin e gabuar (pa qëllim adhurimi), kurbani nuk pranohet. Ibn Kudame thotë në “al-Mugni” se “kurbani duhet të jetë i përsosur në trup dhe qëllim, përndryshe është i pavlefshëm.”/insi.al/