Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

koha e kurbanit

Koha e bërjes së kurbanit fillon pas përfundimit të Namazit të Bajramit të Kurbanit (dita e parë e bajramit) dhe përfundon në fund të ditës së tretë të bajramit, më konkretisht para perëndimit të diellit në ditën e tretë të bajramit, 12 dhulhixhe. Kjo është sipas medhhebit hanefi. Sipas medhhebeve të tjerë nisja është e përbashkët, ndërkohë që koha vijon deri në perëndimin e diellit të ditës së katërt të bajramit, 13 dhulhixhe.

Kujdes: Therja para namazit të bajramit nuk quhet kurban, por thjesht mish i therur. Profeti Muhamed (s.a.s) ka thënë:

مَنْ ذَبَحَ قَبْلَ الصَّلاَةِ فَلْيَذْبَحْ مَكَانَهَا أُخْرَى

“Kush e ther kurbanin para namazit (Bajramit), le të bëjë një kurban tjetër në vend të saj. (Buhari, nr. 5500)/insi.al/