
Në kurbanin vaxhib, ortakëria deri në 7 persona lejohet në kafshë të mëdha si lopa ose deveja, me kusht që secili të ketë qëllim adhurimi, pavarësisht se njëri e ka me nijet për vaxhib e dikush për nafile. Ortakëria nuk lejohet në kafshët e vogla si qengji e dashi, qoftë edhe me dy persona. Prandaj, këto të fundit mund të bëhen kurban vetëm në emër të një personi.
Sipas shafiive dhe hanbelive gjithashtu ortakëria është e lejuar porsi tek hanefitë në kurbanin sunet muekkede (i fortë). Në këtë rast nuk është kusht që pjesëmarrësit të kenë qëllimin e adhurimit. Megjithatë duhet t’i jepet përparësi bashkëveprimit të pastër për Allahun dhe jo për përfitime materiale. Kështu, ndërmarrja kolektive lejohet për kafshë të mëdha, por jo për dele apo dhi, të cilat janë vetëm për një person.
Nëse dy apo më shumë persona bëhen pjesë për të bërë kurban një kafshë të vogël, atëherë ky është kurban nafile sipas të tërë juristëve./insi.al/