
Prerja e kurbanit është një institucion shumë i vjetër, zanafilla e të cilit lidhet me ngjarjen e bijve të Ademit, Habilin dhe Kabilin. Allahu i kërkoi atyre që të bënin kurban për herë të parë në historinë e njerëzimit dhe ata sakrifikuan prej produkteve të tyre. Kjo bindje dhe sakrificë është simbolizuar me Profetin Ibrahim dhe djalin e tij Ismail (alejhimasselam) duke arritur majat. Nisur nga ky parim edhe profeti ynë i nderuar vazhdoi këtë traditë të prerjes së kurbanit, duke mbjellë e kultivuar tek populli i tij ndjenjën e sakrificës dhe të flijimit për të vetmin qëllim të lartë, afrimin tek Krijuesi. Urdhri i drejtpërdrejtë për therjen e kurbanit ymetit të Muhamedit (a.s.) i erdhi në Mekë me shpalljen e sures Keuther ku thuhet:
إِنَّآ أَعْطَيْنَـٰكَ ٱلْكَوْثَرَ ١ فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَٱنْحَرْ ٢
“Me të vërtetë që Ne të dhamë ty shumë të mira, prandaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban!” (Keuther, 108/1-2)/insi.al/