Çfarë duhet të bëjë kujdes personi kur bën kurbanin?
Gjatë gjithë procesit të therjes sjellja ndaj kafshës duhet të jetë e butë. Pastaj ajo vendoset mbi anën e majtë me fytyrë kah kibla. Është e preferuar që pronari vetë ta therë kurbanin, ose t’ia besojë një kasapi që e njeh fetarisht procesin, duke qenë i pranishëm gjatë therjes. Kasapi duhet të sillet mirë me kafshën, thika të mos i tregohet kafshës, prerja të mos i shkaktojë vuajtje dhe para therjes të thotë “Bismilah, Allahu Ekber”. Edhe nëse ther dikush tjetër, pronari duhet të bashkëngjitet në thënien e Besmelesë. Nëse Besmeleja lihet pa u thënë me qëllim, mishi nuk lejohet