Si dhe kur duhet bërë nijeti për kurban?
Në medhhebin hanefi, nijeti është kusht për vlefshmërinë e kurbanit dhe duhet bërë minimalisht në zemër para therjes. Edhe pse nuk është kusht shqiptimi me gojë, është i parapëlqyer. Dijetarët hanefi bazohen në hadithin: إِنَّمَا الْأَعْمَال بِالنِّيَّاتِ وَإِنَّمَا لكل امْرِئ مَا نَوَى “Veprat janë sipas qëllimit dhe çdo njeri do të ketë vetëm atë që ka pasur për qëllim”. (Buhari, nr. 1). Si shprehje e nijetit dijetarët këshillojnë të thuhet: “Bismilah, Allahu Ekber, kjo është kurban për Allahun në emër të filanit (ose veten time)”, nëse ther për dikë. Pra, nijeti është themelor, dhe pa të, nuk quhet adhurim./insi.al/