A lejohet kurbani me kafshë që ka të meta?
Nuk lejohet që kafsha e kurbanit të ketë të meta serioze e të dukshme si verbëria, çalimi i theksuar, sëmundje e rëndë apo dobësia ekstreme, si dhe që ndikojnë në cilësinë e kafshës. Në rast se ajo ka dëmtime më të lehta se këto, atëherë nuk bëhen pengesë për kurban, por është më e pëlqyeshme të zgjidhet kafsha më e mirë dhe e plotë për adhurim./insi.al/