Kur ka nisur kurbani si adhurim?
Prerja e kurbanit është një institucion shumë i vjetër, zanafilla e të cilit lidhet me ngjarjen e bijve të Ademit, Habilin dhe Kabilin. Allahu i kërkoi atyre që të bënin kurban për herë të parë në historinë e njerëzimit dhe ata sakrifikuan prej produkteve të tyre. Kjo bindje dhe sakrificë është simbolizuar me Profetin Ibrahim dhe djalin e tij Ismail (alejhimasselam) duke arritur majat. Nisur nga ky parim edhe profeti ynë i nderuar vazhdoi këtë traditë të prerjes së kurbanit, duke mbjellë e kultivuar tek populli i tij ndjenjën e sakrificës dhe të flijimit për të vetmin qëllim të lartë,