Cili është gjykimi fetar rreth bërjes së kurbanit?
Sipas hanefive, therja e kurbanit për Kurban Bajram është obligim individual (vaxhib) për ata që përmbushin kushtet, dhe nuk ka përjashtim për familjet, pra çdo person i pavarur financiarisht e ka detyrë më vete. Imam Ebu Hanife e bazon këtë gjykim në dy argumente thelbësore: 1 – Urdhri i drejtuar Profetit Muhamed (a.s) në suren Keuther: فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَٱنْحَرْ “Prandaj falu për Zotin tënd dhe ther kurban.” (Keuther, 108/2) 2 – Praktika e vazhdueshme të Profetit (a.s) dhe shokëve të tij. Në rastin e medhhebeve të tjerë gjykimi është sunet muekkede (i fortë) dhe lënie e saj pa arsye është