
Sipas medhhebit hanefi, kurbani është vaxhib për çdo mysliman të moshës madhore, i shëndoshë mendërisht, rezident (jo udhëtar), i cili ka pasuri që i tejkalon nevojat themelore dhe vlerën e nisabit (85 gram ar si në zekat). Kujtojmë këtu që obligueshmëria është përgjegjësi individuale, prandaj burrë e grua bëjnë vlerësimin e pasurive të tyre individuale dhe arrijnë në një konkluzion. Nisur nga ky aspekt, kurbani nuk është një përgjegjësi familjare apo në grup. Nëse bëhet fjalë për kurban sunet, atëherë përfshirja e më shumë se një personi për kurban bëhet e mundur.
Sa i përket nevojave themelore, këto janë mallra të tilla si shtëpia ku jeton, mjeti i tij i transportit, sendet shtëpiake, rrobat, materialet që përdor një artist (p.sh., lapsat e bojërat e kaligrafit) dhe librat e një dijetari./insi.al/