Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

ibrahim ismail kurban

Lidhja është e drejtpërdrejtë dhe themelore. Në Kuran, sakrifica e Ibrahimit (a.s.) përmendet kështu:

 فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعْىَ قَالَ يَـٰبُنَىَّ إِنِّي أَرَىٰ فِى ٱلْمَنَامِ أَنِّىٓ أَذْبَحُكَ فَٱنظُرْ مَاذَا تَرَىٰ ۚ قَالَ يَـٰأَبَتِ ٱفْعَلْ مَا تُؤْمَرُ ۖ سَتَجِدُنِي إِن شَاءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّـٰبِرِينَ  

Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!” (Saffat, 37:102) Ky veprim u pasua nga ndërhyrja e Allahut dhe zëvendësimi i sakrificës me një kurban:

 وَفَدَيْنَـٰهُ بِذِبْحٍ عَظِيم

“Dhe Ne e shpërblyem me një kurban të madh”.  (Saffat, 37:107)

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë:  “Kurbani është suneti i babait tuaj Ibrahimit”. (Ibn Maxhe, nr. 3127)

Ngjarja e Ibrahimit dhe Ismailit (alejhimasselam) pranohet si burim themelor dhe shembull për institucionin e kurbanit, që rrezaton simbolikat e rëndësishme të këtij adhurimi si sakrifica, jeta, mbështetja e nevojtarëve, heroizmi, nënshtrimi ndaj urdhrave hyjnore, mbështetja tek Allahu, etj./insi.al/