Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

personi kur bën kurbanin
  1. Gjatë gjithë procesit të therjes sjellja ndaj kafshës duhet të jetë e butë. Pastaj ajo vendoset mbi anën e majtë me fytyrë kah kibla.
  2. Është e preferuar që pronari vetë ta therë kurbanin, ose t’ia besojë një kasapi që e njeh fetarisht procesin, duke qenë i pranishëm gjatë therjes.
  3. Kasapi duhet të sillet mirë me kafshën, thika të mos i tregohet kafshës, prerja të mos i shkaktojë vuajtje dhe para therjes të thotë “Bismilah, Allahu Ekber”.
  4. Edhe nëse ther dikush tjetër, pronari duhet të bashkëngjitet në thënien e Besmelesë. Nëse Besmeleja lihet pa u thënë me qëllim, mishi nuk lejohet të hahet; por nëse harrohet, nuk ka problem.
  5. Therja duhet bërë nga qafa, duke ndarë venat kryesore. Kjo është e domosdoshme. Nga shpina është e papranueshme dhe bën mishin haram./insi.al/