DROPSHIPPING NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM
Dropshipping është një model biznesi në të cilin një dyqan online nuk mban fizikisht stok të mallrave që shet. Ai thjesht shfaq në një faqe online fotografitë dhe informacionet e produkteve që ofron. Kur dyqani online merr një porosi nga një klient, ai blen produktin nga një furnizues, i cili e dërgon produktin direkt te klienti. Shitësi online vendos një çmim më të lartë sesa ai i furnizuesit dhe në këtë mënyrë siguron fitimin e vet. Tregtia në Islam është e lejuar, por ka disa pika që duhen pasur parasysh në mënyrë që mos të rrezikohet e drejta e askujt.
MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT
Përmbajtja MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT 1. Muaji Ramazan 1.1. Përcaktimi si muaji i agjërimit 1.2. Nisja dhe mbyllja e muajit 2. Agjërimi 2.1. Vlera dhe dobitë e agjërimit në ramazan 2.2. Kush e ka farz agjërimin? 2.3. Kush nuk e ka farz agjërimin? 2.4. Agjërimi dhe nijeti 2.5. Nisja e agjërimit dhe mbyllja e tij 2.6. Vlerat e syfyrit dhe iftarit 2.7. Duaja e iftarit 2.8. Si kryhet agjërimi, çfarë e prish atë dhe çfarë jo, çfarë duhet të kemi kujdes 2.9. Vaksina dhe injeksioni 3. Namazi i Teravive 4. Zekati dhe sadakaja e fitres 4.1. Zekati si detyrim
EBU BEKRI (r.a)
Ebu Bekri (Zoti qoftë i kënaqur me të), Pishtari i Besnikërisë AMBIENTI KU LINDI DHE U RRIT Babai i tij ishte Osman ibn Amr (Ebu Kuhafe) ndërsa e ëma Selma bint Sehr (Umu Hajr). Ai lindi 3 vjet pas ngjarjes së elefantit, kur Ebreheja, mbreti i Jemenit, erdhi për të pushtuar Mekën me ushtrinë e tij me elefantë. Nëna e Ebu Bekrit ishte e vajza e xhaxhait të Ebu Kuhafes. Ato kohë, Selma, e mbiquajtur edhe “nëna e bekimeve” nga banorët e Mekës, po kalonte një periudhë të vështirë, pasi të gjithë fëmijët meshkuj që kishte lindur më parë nuk
BESNIKËRIA
Besnikëria është ndër ato trëndafila që rriten në klimën e miqësisë. Atë është e pamundur që ta gjesh në një atmosferë armiqësie. Besnikëria është veçanti e njerëzve që kanë të përbashkëta në ndjenja, në mendime e në ide. Ndjenja si mëria, urrejtja dhe smira janë armiqtë kryesorë të besnikërisë. Ajo hedh shtat në kraharorin e dashurisë e të humanizmit. Ka pasur edhe nga ata që besnikërinë e kanë përshkruar si njësim të njeriut me zemrën. E vërteta është se ndër njerëzit që nuk kanë një jetë të zemrës e të shpirtit nuk është e lehtë të bëhet fjalë për besnikëri.
ARGUMENTE MBI RINGJALLJEN DHE JETËN E PËRTEJME
Argumenti dhe garancia më e madhe mbi realizimin e jetës së ahiretit është premtimi i Zotit për robtë e vet. Duke theksuar në shumë vende se çdo frymë do të vdesë, se nuk do të mundet të iket nga vdekja, se Allahu është ai që e jep vdekjen dhe se, në fund, kthimi do të jetë te Ai, Kur’ani bën të ditur se ringjallja pas vdekjes është domosdoshmëri e premtimit të Allahut: “Ajo që po ju premtohet juve është mëse e vërtetë! Nuk ka asnjë dyshim se edhe llogaridhënia, edhe ndëshkimi do të realizohen patjetër!” (Dharijat, 51/5-6) Ai që i jep
HORIZONTI MAGJIK I KURANIT FISNIK
Kurani është drita e amshueshmërisë, e cila shkëlqen në botën e shkronjave dhe fjalëve. Kurani është fryma dhe zëri i botës shpirtërore në atllasin e ndjenjave dhe mendimeve të njerëzve dhe xhindëve. Kur erdhi dita dhe Kurani u shndërrua në margaritar brenda një guaske krejt të veçantë, pikërisht atëherë edhe sytë e baballarëve të fjalës morën një bukuri që nuk vyshkej e që nuk çngjyrosej. Gjer ditën kur Kurani do të bëhej dritë e do të reshonte mbi fytyrën e ekzistencës, kjo gjithësi e madhe që është në çdo anë të saj një ekspozitë më vete ngjyrash, dizenjosh dhe akordesh,
NJË BIOGRAFI E SHKURTËR RRETH PROFETIT MUHAMED (s.a.s)
Profeti Muhamed u lind të hënën më 20 Prill 571 në Meke të Arabisë. Familja Hashimite së cilës i përkiste, ishte një degë e fisit fisnik e të fuqishëm Kurejsh. Babai i tij, Abdullahu, ishte një tregtar dhe vdiq përpara se ai të lindte. Nëna Emine jetoi derisa ai u bë gjashtë vjeç. Muhamedi jetim u mor nën mbikëqyrje së pari nga gjyshi Abdumuttalib për dy vjet dhe më vonë nga xhaxhai Ebu Talibi sipas amanetit të gjyshit. Profeti i fundit ishte fryti i lutjes së Profetit Ibrahim, i lajmeve të mira të Jezusit dhe i ëndrrës së nënës