A e prish agjërimin shiriti qetësues i vendosur në bel, qafë apo gjunjë?
Edhe pse pomadat, vajrat, kremi dhe aplikimet e ngjashme përthithen pjesërisht nga lëkura dhe përzihen me gjakun përmes kapilarëve, ato nuk janë akte që synojnë të ushqejnë trupin dhe nuk kryejnë këtë funksion. Prandaj, praktika të tilla nuk e prishin agjërimin. Allahu di gjithçka më së miri.
Cila është urtësia e fatkeqësive natyrore?
Në thelb, fatkeqësitë natyrore janë sprovë për gjithsecilin prej nesh, sepse ne gjendemi në botën e një provimi të vazhdueshëm i cili nis me lindjen e njeriut dhe përfundon me vdekjen e tij. Krahas kësaj, çdo gjë që ndodh rreth nesh na përçon një mesazh, i cili duhet lexuar drejtë nëpërmjet vështrimit të urtësisë që Allahu ka vendosur pas çdo ngjarjeje që ka krijuar. Allahu (xh.sh) e krijoi gjithësinë dhe e mbikqyr dhe kontrollon atë. Asgjë në të nuk ndodh pa lejen e Tij: “…as edhe një gjethe nuk bie (nga pema) pa e ditur Ai!” (En’am, 6/59). Kështu çdo
A lejohet të mos falen sunetet apo të shkurtohen kur je në udhëtim?
Kur je udhetar asnjë namaz sunet nuk mund të shkurtohet. Sepse shkurtimi i namazeve është urdhëruar vetëm për namazet farz. Kur jemi në udhetim namazet farz nga 4 rekat falen 2 rekate, ndërkohë që namazet sunet ëshë e pëlqyeshme të falen. Nëse gjatë udhëtimit ka vështiresi dhe frikë, atëherë wshtw mw e pwlqyeshme qw sunetet të mos falen. Sipas Imam Neueuiut (r.a) është e pëlqyeshme (mustehab) të falesh namazet sunet kur je udhëtar. Ndërkohë që transmetohet se Ibn Omer (r.a) dhe shume të tjerë nuk i kanë falur namazet sunet kur kanë qenë në udhëtim. Në Sahihun e Buhariut dhe
A lejohet të lexosh Kuran nga telefoni pa abdes?
Së pari, Kurani i shkruar në fletë në formatin e një libri është quajtur mus’haf. Së dyti, Allahu (xh.xh) është shprehur kështu në Kuranin Famëlartë: “Askush nuk mund ta prekë atë (Kuranin) përveç atyre që janë të pastër (abdes)” (Uakia, 56/79). Profeti (a.s) në letrën që i ka dërguar Amr b. Hazmit (r.a) ka cituar: “Kuranin ta prekin vetëm të pastërtit” (Malik, Muvatta) Nisur nga ky ajet juristët kanë arritur në konkluzionin, që mus’hafin nuk mund ta prekë askush pa abdesin e vogël. Në anën tjetër, leximi i Kuranit pa abdes nga libri por pa e prekur apo përmendësh lejohet.
Pse na ka krijuar Allahu? Cili është synimi i krijimit?
Allahu na ka krijuar ne që t’na bëjë të njohur Veten e Tij. Duke njohur Allahun, që është Mirësi Absolute dhe Pronari i Vetëm i gjithësisë, si konkluzion lind dëshira që njeriu ta adhurojë Atë. Në suren Bekare kur Allahu i tregon ëngjëjve se do të krijonte në tokë një mëkëmbës të Tijin, engjëjt e pyetën përse do të krijonte dikë që do të derdhte gjak dhe do të kryejnë shkatërrime. Allahu u përgjigjet: “Unë di atë, që ju nuk e dini. Dhe kështu i mësoi Ademit të gjitha emrat…” (Bekare, 2/30-31). Sipas disa komentuesëve të Kuranit emrat e përmendur
HORIZONTI MAGJIK I KURANIT
Kurani është drita e amshueshmërisë, e cila shkëlqen në botën e shkronjave dhe fjalëve. Kurani është fryma dhe zëri i botës shpirtërore në atllasin e ndjenjave dhe mendimeve të njerëzve dhe xhindëve. Kur erdhi dita dhe Kurani u shndërrua në margaritar brenda një guaske krejt të veçantë, pikërisht atëherë edhe sytë e baballarëve të fjalës morën një bukuri që nuk vyshkej e që nuk çngjyrosej. Gjer ditën kur Kurani do të bëhej dritë e do të reshonte mbi fytyrën e ekzistencës, kjo gjithësi e madhe që është në çdo anë të saj një ekspozitë më vete ngjyrash, dizenjosh dhe







