Çfarë lidhje ka mes sakrificës së Ibrahimit (a.s) dhe adhurimit të kurbanit në Islam?
Lidhja është e drejtpërdrejtë dhe themelore. Në Kuran, sakrifica e Ibrahimit (a.s.) përmendet kështu: فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعْىَ قَالَ يَـٰبُنَىَّ إِنِّي أَرَىٰ فِى ٱلْمَنَامِ أَنِّىٓ أَذْبَحُكَ فَٱنظُرْ مَاذَا تَرَىٰ ۚ قَالَ يَـٰأَبَتِ ٱفْعَلْ مَا تُؤْمَرُ ۖ سَتَجِدُنِي إِن شَاءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّـٰبِرِينَ “Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!” (Saffat, 37:102) Ky veprim u pasua nga ndërhyrja e
A lejohet shitja e ndonjë pjese të kurbanit?
Asnjë pjesë e kurbanit nuk duhet shitur. Profeti (a.s) ka thënë: “Kush shet lëkurën e kurbanit të vet është njësoj sikur të mos ketë bërë kurban”. (Bejhaki, nr. 19233) Juristët ndalojnë shitjen e mishit, lëkurës, brinjëve apo çdo pjese tjetër. Edhe pagesa e kasapit me pjesë nga kurbani është e ndaluar (Muslim, nr. 1317). Prandaj, mishi e pjesët e kurbanit janë vetëm për përdorim vetjak, dhuratë ose sadaka./insi.al/
A ka ndonjë lutje specifike që mund të thuhet gjatë therjes së kurbanit?
Juristët nuk e quajnë kusht lutjen, por e konsiderojnë të pëlqyeshme të thuhet “Bismilah, Allahu Ekber, Allahumme hadha minka ve lek” (Në emër të Allahut, Allahu është më i madh, O Allah, kjo është prej Teje dhe për Ty). Kjo mbështetet në hadithin e Profetit (s.a.s) të transmetuar nga Aishja (r.anha): باسمِ اللهِ، اللهُمَّ تَقَبَّلْ مِن محمَّدٍ، وآلِ محمَّدٍ، ومِن أُمَّةِ محمَّدٍ “Bismilah, Allahu Ekber. O Allah, pranoje nga Muhamedi, familja e Muhamedit dhe nga umeti i Muhamedit.” (Alejhisselam) (Muslim, nr. 1967). Imam Ahmedi e përfshin këtë lutje në veprimet e rekomanduara për therje. Kjo i jep një ngarkesë shpirtërore
A duhet të përmendet emri i Allahut gjatë therjes së kurbanit?
Përmendja e emrit të Allahut (Bismilah) është vaxhib gjatë therjes së kurbanit dhe lënia e saj me qëllim e bën therjen të pavlefshme. Kjo bazohet në ajetin: وَلاَ تَأْكُلُوا۟ مِمَّا لَمْ يُذْكَرِ ٱسْمُ ٱللَّهِ عَلَيْهِ “Mos hani prej atij mbi të cilin nuk është përmendur emri i Allahut.” (En’am, 6:121). Ebu Hanife ka këtë qasjë: “Në rast harrese mishi mund të konsumohet, por nëse lihet qëllimisht, nuk lejohet”. Imam Malik e ka shprehur në mënyrë edhe më gjithëpërfshirëse këtë çështje duke thënë: “Çdo therje që nuk është përmendur emri i Allahut mbi të, është haram; qoftë kjo me vetëdije, qoftë
A lejohet që organizatorët të marrin një sasi shtesë në pagesë për procesin e bërjes së kurbanit?
Institucione të ndryshme siç janë organizata e shoqata të ndryshme, me në krye Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, u ofrojnë besimtarëve shërbimin e bërjes së kurbanit. Ky shërbim ka edhe pagesa shtesë krahas çmimit bazë të blerjes së kurbanit siç janë pagesa e kasapit, ruajtja, transporti, shpërndarja e mishit, etj. Vlera e këtyre shërbimeve të detyrueshme për procesin lejohet të përfshihen në çmimin total. Kjo bën edhe që çmimet të jenë të ndryshme. Ato para patjetër që nuk duhen përdorur për gjëra të tjera. Në këtë rast thelbësore mbetet që institucionet organizatore të tregohen sa më transparente duke përë publike detajet
Si dhe kur duhet bërë nijeti për kurban?
Në medhhebin hanefi, nijeti është kusht për vlefshmërinë e kurbanit dhe duhet bërë minimalisht në zemër para therjes. Edhe pse nuk është kusht shqiptimi me gojë, është i parapëlqyer. Dijetarët hanefi bazohen në hadithin: إِنَّمَا الْأَعْمَال بِالنِّيَّاتِ وَإِنَّمَا لكل امْرِئ مَا نَوَى “Veprat janë sipas qëllimit dhe çdo njeri do të ketë vetëm atë që ka pasur për qëllim”. (Buhari, nr. 1). Si shprehje e nijetit dijetarët këshillojnë të thuhet: “Bismilah, Allahu Ekber, kjo është kurban për Allahun në emër të filanit (ose veten time)”, nëse ther për dikë. Pra, nijeti është themelor, dhe pa të, nuk quhet adhurim./insi.al/
A lejohet kurbani me kafshë që ka të meta?
Nuk lejohet që kafsha e kurbanit të ketë të meta serioze e të dukshme si verbëria, çalimi i theksuar, sëmundje e rëndë apo dobësia ekstreme, si dhe që ndikojnë në cilësinë e kafshës. Në rast se ajo ka dëmtime më të lehta se këto, atëherë nuk bëhen pengesë për kurban, por është më e pëlqyeshme të zgjidhet kafsha më e mirë dhe e plotë për adhurim./insi.al/
Çfarë e bën të pavlefshëm një kurban?
Sipas medhhebit hanefi, kurbani bëhet i pavlefshëm nëse kafsha ka të meta të dukshme si verbëri, çalim i theksuar, sëmundje e rëndë apo dobësi ekstreme. Kjo bazohet në hadithin e Profetit (a.s): أَرْبَعٌ لاَ تَجُوزُ فِي الأَضَاحِي الْعَوْرَاءُ بَيِّنٌ عَوَرُهَا وَالْمَرِيضَةُ بَيِّنٌ مَرَضُهَا وَالْعَرْجَاءُ بَيِّنٌ ظَلْعُهَا وَالْكَسِيرُ الَّتِي لاَ تَنْقَ “Katër nuk vlejnë për kurban: ajo me sy të verbër krejtësisht, ajo që është sëmurë haptazi, ajo që çalon dukshëm dhe ajo që është e rraskapitur e nuk mban mish.” (Ebu Daud, nr. 2802). Gjithashtu, nëse kafsha theret para kohës së duhur ose me nijetin e gabuar (pa qëllim adhurimi),
Cili është afati kohor i bërjes së kurbanit? Kur nis dhe përfundon afati?
Koha e bërjes së kurbanit fillon pas përfundimit të Namazit të Bajramit të Kurbanit (dita e parë e bajramit) dhe përfundon në fund të ditës së tretë të bajramit, më konkretisht para perëndimit të diellit në ditën e tretë të bajramit, 12 dhulhixhe. Kjo është sipas medhhebit hanefi. Sipas medhhebeve të tjerë nisja është e përbashkët, ndërkohë që koha vijon deri në perëndimin e diellit të ditës së katërt të bajramit, 13 dhulhixhe. Kujdes: Therja para namazit të bajramit nuk quhet kurban, por thjesht mish i therur. Profeti Muhamed (s.a.s) ka thënë: مَنْ ذَبَحَ قَبْلَ الصَّلاَةِ فَلْيَذْبَحْ مَكَانَهَا أُخْرَى “Kush
Çfarë duhet të bëjë kujdes personi kur bën kurbanin?
Gjatë gjithë procesit të therjes sjellja ndaj kafshës duhet të jetë e butë. Pastaj ajo vendoset mbi anën e majtë me fytyrë kah kibla. Është e preferuar që pronari vetë ta therë kurbanin, ose t’ia besojë një kasapi që e njeh fetarisht procesin, duke qenë i pranishëm gjatë therjes. Kasapi duhet të sillet mirë me kafshën, thika të mos i tregohet kafshës, prerja të mos i shkaktojë vuajtje dhe para therjes të thotë “Bismilah, Allahu Ekber”. Edhe nëse ther dikush tjetër, pronari duhet të bashkëngjitet në thënien e Besmelesë. Nëse Besmeleja lihet pa u thënë me qëllim, mishi nuk lejohet











