Tregtia

A lejohet që paratë që kam dhënë borxh t’i quaj zekat?

By |March 8th, 2026|Categories: ETIKA ISLAME, Fikh, Tregtia|

Në kushte normale, që zekati të konsiderohet i dhënë duhet të realizohet dorëzimi dhe kalimi i pronësisë (temlik) i pasurisë. Kjo zakonisht bëhet duke ndarë shumën e zekatit dhe duke ia dorëzuar drejtpërdrejt një personi në nevojë. Në rastin kur thjesht falet një borxh, nuk ndodh dorëzim real i pasurisë dhe për këtë arsye shumica e dijetarëve klasikë nuk e kanë lejuar që falja e borxhit të llogaritet si zekat. Për më tepër, për të shmangur keqkuptime apo situata që mund ta detyrojnë njeriun t’ia japë zekatin pikërisht personit që i ka borxh, është më e udhës që borxhi dhe zekati të trajtohen

LEASING NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM

By |March 5th, 2026|Categories: Financë-banka, Tregtia|

Hyrje Në radhë të parë ritheksojmë disa parime thelbësore: – Çdo kontratë është e lejuar, për sa kohë që nuk përmban elemente të ndaluara nga feja islame. – Një nga elementet më të rëndësishëm që e bën kontratën të pavlefshme është përfshirja e kamatës, gjë që është shumë e shpeshtë në sistemet financiare të sotme. – Po ashtu, përfshirja në kontratë të elementeve që mund të bëhen shkak për konflikte apo mosmarrëveshje, si paqartësi apo hapësira të ndryshme të papërcaktuara, janë elemente që e bëjnë kontratën të palejuar. – Pavarësisht se mund të ketë të njëjtin emërtim, çdo kontratë është

A lejohet dropshipping në Islam?

By |November 2nd, 2024|Categories: Financë-banka, Tregtia|

Tregtia në Islam është e lejuar, por ka disa çështje që duhen pasur parasysh në mënyrë që mos të rrezikohet e drejta e askujt. Dropshipping ka disa pika të diskutueshme nga ana fetare: Problemi i pronësisë: Shitësi online shet diçka që nuk e posedon. Profeti (a.s) ka thënë: “Mos shit atë që nuk e zotëron” (Ebu Daud, 3503). Dy kontrata: Në dropshipping bëhet fjalë për dy kontrata. Prandaj nga aspekti i të drejtës islame, duhet të realizohen nga dy dorëzime. Por ndërkohë që bëhen dy pagesa, ndodh vetëm me një dorëzim i produktit. Garari dhe transparenca: Ligji islam thekson transparencën

A ka një limit fitimi në mallrat e tregtisë?

By |November 1st, 2024|Categories: Tregtia|

Allahu (xh.xh) në Kuran në suren Bekara thotë: “Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar” dhe nuk përcakton një limit maksimal dhe minimal në fitim. Duke u bazuar në ketë themi se nuk ka nje përqindje fikse të caktuar për perfitim në shitjen e mallrave, qofte kjo shitje direkte apo shitje me keste. Por ne e keshillojme pyetesin që të jetë i meshirshem me bleresit e tij dhe te mos e rris shume cmimin e fitimit. Duke u bazuar ne hadithin e Profetit (s.a.s) “Allahu e meshirofte atë njeri qe tregohet tolerant kur blen kur shet dhe

Go to Top