Moda dhe estetika

A lejohet të punoj si artiste e microblading?

By |March 7th, 2026|Categories: Mjekësia, Moda dhe estetika|

Allahu i Madhëruar e ka krijuar çdo njeri me një bukuri të veçantë. Bukuria që shihet qartë në fytyrën e njeriut është natyrale dhe e lindur. Ta ruash këtë bukuri, të falënderosh për cilësitë dhe bukuritë që ke dhe të jesh i kënaqur me çkaAllahu ka parë të përshtatshme të të dhurojë, është një shkallë dhe shenjë e adhurimit. Prandaj, nëse nuk ka një nevojë jetike dhe të domosdoshme, nuk duhet ndërhyrë për të ndryshuar situatën ekzistuese të trupit. Sepse ndërhyrje të tilla, të bëra vetëm për zbukurime të ekzagjeruara dhe shumë herë pa kriter, mund ta vendosin njeriun përballë një përgjegjësie të rëndë. Aplikimi i

A lejohet lyerja e flokëve?

By |November 4th, 2024|Categories: Moda dhe estetika, Të tjera|

Të qenit i pastër, i rregullt dhe i pashëm është ndër gjërat e rekomanduara nga feja jonë. Në lidhje me flokët, Profeti ynë (a.s) thotë: “Kush ka flokë le ta nderojë atë” (Ebu Daud, Teraxhxhul, 3). Nderimi nënkupton pastrimin e flokëve, krehjen e tyre, apo aplikimin e vajit dhe aromës, me pak fjalë, të zbukurosh flokët. Në këtë kontekst, kujdesi për flokët, mjekrën dhe mustaqet duhet të vlerësohet. Pastrimi, larja, aromatizimi, krehja dhe lyerja e flokëve është ndër çështjet e inkurajuara nga Profeti (a.s) (Shiko: Buhari, Ehadithu’l-enbija, 50; Libas, 67; Muslim, Libas, 80). Prandaj, flokët, mjekra dhe mustaqet mund të

Go to Top