A lejohet të punoj si artiste e microblading?
Allahu i Madhëruar e ka krijuar çdo njeri me një bukuri të veçantë. Bukuria që shihet qartë në fytyrën e njeriut është natyrale dhe e lindur. Ta ruash këtë bukuri, të falënderosh për cilësitë dhe bukuritë që ke dhe të jesh i kënaqur me çkaAllahu ka parë të përshtatshme të të dhurojë, është një shkallë dhe shenjë e adhurimit. Prandaj, nëse nuk ka një nevojë jetike dhe të domosdoshme, nuk duhet ndërhyrë për të ndryshuar situatën ekzistuese të trupit. Sepse ndërhyrje të tilla, të bëra vetëm për zbukurime të ekzagjeruara dhe shumë herë pa kriter, mund ta vendosin njeriun përballë një përgjegjësie të rëndë. Aplikimi i
A lejohen ndërhyrjet estetike?
Në Islam, qëndrimi ndaj ndërhyrjeve plastike dhe kirurgjike është një çështje e ndërlikuar, subjekt i interpretimeve të ndryshme nga dijetarët. Mund të themi që ndërhyrjet estetike janë të lejueshme në përputhje me kushtet e mëposhtme: Nuk duhet të bëhet me qëllimin për të ndryshuar krijimin origjinal dhe për të prishur natyrshmërinë e trupit, Kur ka një mundësi të lartë që ndërhyrja të sjellë dobi ose të largojë një defekt ekzistent, Ndërhyrja duhet të bëhet në kornizën e trajtimeve mjekësore, Ndërhyrja nuk duhet të bëhet me qëllim mashtrimi ose për të imituar fizikisht gjininë tjetër. Kështu, ndërhyrjet plastike në Islam janë
A lejohet mbjellja e flokëve?
Mbjellja e flokëve konsiston në transplantimin e folikulave të flokëve nga një zonë e kokës së të njëjtit person në një zonë tjetër. Kjo praktikë është e lejuar. Sepse ky veprim nuk synon ndryshimin e krijimit të Zotit, por eliminimin e defekteve të shkaktuara me kalimin e kohës. Por Profeti (a.s) ka ndaluar shtimin e flokëve të dikujt tek floku i një personi tjetër. (Buhari, Libas, 83-85; Muslim, Libas, 115-119) Kështu sepse është përdorim i një pjese të njeriut, që është një qenie e respektueshme. Kjo nuk lejohet përveçse në rast nevoje. Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/
A lejohet surrogacia në Islam?
Mëmësia surrogate është një aktivitet që bie ndesh me legjislacionin, normat morale dhe aspektin njerëzor në besimin islam. Për këtë arsye të gjitha qendrat e opinioneve fetare në vendet islame, si ajo e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Turqisë, kanë deklaruar se praktika në fjalë është kategorikisht i ndaluar. Shkaqet jane cituar si më poshtë: Në Kuranin e Shenjtë Zoti është shprehur: Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat… (Nahl, 16:72) Ky ajet tregon mënyrën natyrale të ndërtimit të brezave njerëzore. Gjithashtu në mënyrë shumë





