A lejohet që paratë që kam dhënë borxh t’i quaj zekat?
Në kushte normale, që zekati të konsiderohet i dhënë duhet të realizohet dorëzimi dhe kalimi i pronësisë (temlik) i pasurisë. Kjo zakonisht bëhet duke ndarë shumën e zekatit dhe duke ia dorëzuar drejtpërdrejt një personi në nevojë. Në rastin kur thjesht falet një borxh, nuk ndodh dorëzim real i pasurisë dhe për këtë arsye shumica e dijetarëve klasikë nuk e kanë lejuar që falja e borxhit të llogaritet si zekat. Për më tepër, për të shmangur keqkuptime apo situata që mund ta detyrojnë njeriun t’ia japë zekatin pikërisht personit që i ka borxh, është më e udhës që borxhi dhe zekati të trajtohen
Thuhet se të thyesh zemrën e njeriut është më e rëndë sesa të shembësh Qaben. Cili është dënimi i atij që thyen zemrën e njeriut?
Pyetje: Thuhet se të thyesh zemrën e njeriut është më e rëndë sesa të shembësh Qaben. Cili është dënimi i atij që thyen zemrën e njeriut? Përgjigje Nuk kemi rastisur në ndonjë transmetim të saktë me tekstin “Të thyesh zemrën është si të shkatërrosh Qaben”. Në një burim dytësor përmendet si hadith ky tekst: “Të thyesh zemrën e një myslimani dhe ta lëndosh atë padrejtësisht është mëkat më i madh sesa ta shkatërrosh Qaben 70 herë” (Mevlana Muhammed Rebhâmi, Rijad en-Nasihin). Por nuk ka burim të besueshëm. Megjithatë, ka transmetime që tregojnë se kjo thënie nuk bie ndesh me



