Namazi

Cilat janë kriteret për të dalë imam në namaz dhe si është radha?

By |March 23rd, 2026|Categories: Namazi, Uncategorized|

Kushtet bazë që një person duhet të plotësojë për të dalë imam janë: të jetë mysliman të jetë mashkull i rritur dhe i shëndoshë mendërisht të dijë përmendësh mjaftueshëm Kuran sa për namaz të jetë i saktë në leximin e Kuranit i drejtë në fe (jo i njohur për mëkate të hapura) Kriteret e radhës për të dalë imam janë shprehur kështu në hadithin e Profetit Muhamed (s.a.s.): يَؤُمُّ القَومَ أقرَؤُهم لكِتابِ اللهِ، فإن كانوا في القِراءةِ سَواءً، فأعلَمُهم بالسُّنَّةِ، فإن كانوا في السُّنَّةِ سَواءً، فأقدَمُهم هِجرةً، فإن كانوا في الهِجرةِ سَواءً، فأقدَمُهم سِلمًا، ولا يَؤُمَّنَّ الرَّجُلُ الرَّجُلَ في سُلطانِه،

A lejohet të lexoj fizikisht nga Kurani, kur jam duke falur namaz?

By |March 23rd, 2026|Categories: Namazi|

Parimi i përgjithshëm në lidhje me këtë çështje është shprehur në Kuranin Famëlartë, ku thuhet: فَٱقْرَءُوا۟ مَا تَيَسَّرَ مِنَ ٱلْقُرْءَانِ Lexoni prej Kuranit, çfarë e keni më të lehtë për ta lexuar... (Muzzemmil, 73:20) Parimore është që personi të lexojë prej sureve dhe ajeteve që di më mirë përmendësh dhe të shmangë pasazhet që mund t’i ngatërrojë. Përndryshe kjo do ta shpërqendronte nga namazi dhe nga kryerja e një adhurimi, do të kthehej në një moment sforcimi. Në anën tjetër, shprehet edhe fakti që leximi prej Kuranit dhe shikimi i tij janë adhurime më vete. Kështu që leximi nga Kurani në namaz,

A bie përgjegjësia e faljes së xhumasë kur bajrami qëllon ditë të premte?

By |March 19th, 2026|Categories: ADHURIMET, Namazi|

Në radhë të parë duhet të ritheksojmë gjykimin fetar për secilin namaz. Namazi i xhumasë, që falet vetëm me xhemat, është farz ajn, pra detyrim individual për çdo mashkull mysliman sipas të gjithë juristëve. Namazi i bajramit sipas medhhebit hanefi është vaxhib, pra detyrim për çdo mashkull mysliman. Sipas medhhebit hanbeli është farz kifaje, pra detyrim kolektiv. Nëse një pjesë e myslimanëve e falin atë, atëherë bie detyrimi nga pjesa tjetër. Kurse sipas medhhebeve shafii dhe maliki namazi i bajramit është sunet muekkede, pra sunet i fortë. Çështjet adhurimore zakonisht e kanë gjykimin fetar të përcaktuar që shumë më parë.

Çfarë është namazi i eklipsit dhe si falet?

By |September 7th, 2025|Categories: Namazi|

Eklipsit i diellit quhet “kusúf”, ndërsa eklipsi i hënës quhet “husúf”. Ditën kur ndërroi jetë Ibrahimi (r.a), i biri i të Dërguarit të Allahut (s.a.s), njëkohësisht ndodhi edhe eklipsi i diellit. Njerëzit nisën të thonë që dielli u errësua për shkak të vdekjes së të birit të Profetit (s.a.s.). Prandaj, Muhamedi (s.a.s.) tha: “Hëna dhe Dielli janë dy nga shenjat e Allahut (që tregojnë ekzistencën dhe fuqinë e Tij). Ato nuk errësohen për shkak të vdekjes apo lindjes së askujt. Kur të shihni eklipsin e hënës ose të diellit, faluni dhe bëni dua derisa eklipsi të përfundojë.” (Buhari, Kusúf, 1,

A ka namaz sunet para namazit të jacisë? Nëse ka, a mund të na tregoni argumentet?

By |February 6th, 2025|Categories: Namazi|

Falja e suneteve para namazit farz të jacisë bazohet në disa hadithe. Midis tyre mund të përmendim disa. 1 - Profeti (s.a.s) thotë: Midis dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) kush ka deshirë mund të falë namaz. (Muslim, Salatul musafirin, 56). Duke u bazuar në këtë hadith mbas ezanit deri në çastin kur do të thirret ikameti mund të falet namaz nafile (vullnetare). Imam Shafiu duke u bazuar në këtë hadith para namazit të akshamit ka falur dy rekate sunet. 2 - Nëna e besimtarëve Aishja (r.anha) shpjegon se: “I Dërguari i Allahut (s.a.s) para dhe pas namazit të jacisë falte

Si bëhet sexhdja e tilavetit / leximit?

By |January 30th, 2025|Categories: ADHURIMET, Namazi|

Sexhde e tilavetit (leximit) quhet sexhdja, që duhet bërë pasi këndohet ose dëgjohet një prej ajeteve të sexhdes, që ndodhen në katërmbëdhjetë ajete të Kuranit Famëlartë. Profeti (a.s) kur ka kënduar një sure, që ka patur ajet sexhdeje, ka bërë sexhde dhe sahabet kanë bërë sexhde bashkë me të. Profeti (a.s) ka thënë: “Kur njeriu reciton ajetin e sexhdes dhe bën sexhde, shejtani qan dhe ikën që aty, duke thënë: “Mjerë për mua! Njeriu u urdhërua të bëjë sexhde dhe bëri sexhde menjëherë, kështu Xheneti është i tij. Kurse unë u urdhërova të bëj sexhde, por u shmanga, prandaj Xhehenemi

Cilat kushte duhet të plotesojë mesti?

By |January 26th, 2025|Categories: Namazi|

Sipas Medhhebit Hanefi mestet duhet të plotësojnë disa kushte. Këto kushte janë thuajse të përbashkëta për çdo medhheb: 1 - Duhet të mbulojnë nyjen e kembës dhe duhet të lidhen bashkë me të. 2 - Duhet të kenë një rezistencë të mjaftueshme sa për të ecur afërsisht 6 km. 3 - Duhet të jenë në gjendje të qëndrojnë në këmbë pa lidhëse. 4 - Nuk duhet të lejojnë që uji të depërtojë në lëkurë. 5 - Nuk duhet të jenë të grisura, më shumë se trefishi i gishtit të vogël të këmbës. Këto janë kushtet që duhet të plotësojnë mestet,

Jam një vajze e pambuluar. A e pranon Allahu namazin dhe agjërimin tim?

By |November 1st, 2024|Categories: Allahu, Argjërimi, Mbulesa, Namazi|

Kush neglizhon shaminë në ambientet publike, por gjatë faljes së namazit mbulohet siç duhet, namazi i saj është i saktë. Njëkohësisht edhe kur kryen pa shami çfarëdolloj adhurimi, që në vetvete nuk e ka kusht të realizimit mbulesën, siç është agjërimi apo zekati, këto adhurime konsiderohen të sakta. Allahu ka bërë detyrim mbulimin e pjesëve të caktuara për trupin e femrës dhe të mashkullit. Lidhur me këtë, mbulesa për gruan myslimane është obligim fetar (Shiko ajetet: Ahzab, 33/33, 59; Nur, 24/31). Mashkulli ka detyrim të mbulojë trupin e tij nga kërthiza deri tek kupa e gjurit. Këto quhen zona të

A lejohet të mos falen sunetet apo të shkurtohen kur je në udhëtim?

By |October 31st, 2024|Categories: Namazi|

Kur je udhetar asnjë namaz sunet nuk mund të shkurtohet. Sepse shkurtimi i namazeve është urdhëruar vetëm për namazet farz. Kur jemi në udhetim namazet farz nga 4 rekat falen 2 rekate, ndërkohë që namazet sunet ëshë e pëlqyeshme të falen. Nëse gjatë udhëtimit ka vështiresi dhe frikë, atëherë wshtw mw e pwlqyeshme qw sunetet të mos falen. Sipas Imam Neueuiut (r.a) është e pëlqyeshme (mustehab) të falesh namazet sunet kur je udhëtar. Ndërkohë që transmetohet se Ibn Omer (r.a) dhe shume të tjerë nuk i kanë falur namazet sunet kur kanë qenë në udhëtim. Në Sahihun e Buhariut dhe

Go to Top