Çfarë është kurbani?
Fjala kurban, në gjuhën arabe, nënkupton afrim; ndërsa si term fetar, kurbani nënkupton kafshën, që ka cilësitë e duhura dhe që pritet me qëllim adhurimi. Njëkohësisht është edhe emri i adhurimit që konsiston në sakrifikimin e një kafshe për tu afruar me Zotin. Në medhhebin hanefi myslimani që ka mundësi financiare e ka vaxhib të presë kurban. Kurbani është bindje dhe sakrificë, që përmban mesazhe të shumta, siç është edhe vlera e lartë sociale me shpërndarjen e mishit tek njerëzit nevojtarë./insi.al/