ADHURIMET

Cilat janë kriteret për të dalë imam në namaz dhe si është radha?

By |March 23rd, 2026|Categories: Namazi, Uncategorized|

Kushtet bazë që një person duhet të plotësojë për të dalë imam janë: të jetë mysliman të jetë mashkull i rritur dhe i shëndoshë mendërisht të dijë përmendësh mjaftueshëm Kuran sa për namaz të jetë i saktë në leximin e Kuranit i drejtë në fe (jo i njohur për mëkate të hapura) Kriteret e radhës për të dalë imam janë shprehur kështu në hadithin e Profetit Muhamed (s.a.s.): يَؤُمُّ القَومَ أقرَؤُهم لكِتابِ اللهِ، فإن كانوا في القِراءةِ سَواءً، فأعلَمُهم بالسُّنَّةِ، فإن كانوا في السُّنَّةِ سَواءً، فأقدَمُهم هِجرةً، فإن كانوا في الهِجرةِ سَواءً، فأقدَمُهم سِلمًا، ولا يَؤُمَّنَّ الرَّجُلُ الرَّجُلَ في سُلطانِه،

A lejohet të lexoj fizikisht nga Kurani, kur jam duke falur namaz?

By |March 23rd, 2026|Categories: Namazi|

Parimi i përgjithshëm në lidhje me këtë çështje është shprehur në Kuranin Famëlartë, ku thuhet: فَٱقْرَءُوا۟ مَا تَيَسَّرَ مِنَ ٱلْقُرْءَانِ Lexoni prej Kuranit, çfarë e keni më të lehtë për ta lexuar... (Muzzemmil, 73:20) Parimore është që personi të lexojë prej sureve dhe ajeteve që di më mirë përmendësh dhe të shmangë pasazhet që mund t’i ngatërrojë. Përndryshe kjo do ta shpërqendronte nga namazi dhe nga kryerja e një adhurimi, do të kthehej në një moment sforcimi. Në anën tjetër, shprehet edhe fakti që leximi prej Kuranit dhe shikimi i tij janë adhurime më vete. Kështu që leximi nga Kurani në namaz,

A bie përgjegjësia e faljes së xhumasë kur bajrami qëllon ditë të premte?

By |March 19th, 2026|Categories: ADHURIMET, Namazi|

Në radhë të parë duhet të ritheksojmë gjykimin fetar për secilin namaz. Namazi i xhumasë, që falet vetëm me xhemat, është farz ajn, pra detyrim individual për çdo mashkull mysliman sipas të gjithë juristëve. Namazi i bajramit sipas medhhebit hanefi është vaxhib, pra detyrim për çdo mashkull mysliman. Sipas medhhebit hanbeli është farz kifaje, pra detyrim kolektiv. Nëse një pjesë e myslimanëve e falin atë, atëherë bie detyrimi nga pjesa tjetër. Kurse sipas medhhebeve shafii dhe maliki namazi i bajramit është sunet muekkede, pra sunet i fortë. Çështjet adhurimore zakonisht e kanë gjykimin fetar të përcaktuar që shumë më parë.

Çfarë është namazi i eklipsit dhe si falet?

By |September 7th, 2025|Categories: Namazi|

Eklipsit i diellit quhet “kusúf”, ndërsa eklipsi i hënës quhet “husúf”. Ditën kur ndërroi jetë Ibrahimi (r.a), i biri i të Dërguarit të Allahut (s.a.s), njëkohësisht ndodhi edhe eklipsi i diellit. Njerëzit nisën të thonë që dielli u errësua për shkak të vdekjes së të birit të Profetit (s.a.s.). Prandaj, Muhamedi (s.a.s.) tha: “Hëna dhe Dielli janë dy nga shenjat e Allahut (që tregojnë ekzistencën dhe fuqinë e Tij). Ato nuk errësohen për shkak të vdekjes apo lindjes së askujt. Kur të shihni eklipsin e hënës ose të diellit, faluni dhe bëni dua derisa eklipsi të përfundojë.” (Buhari, Kusúf, 1,

A ka rëndësi ndarja e mishit të kurbanit me të tjerët?

By |June 9th, 2025|Categories: ADHURIMET, Kurbani|Tags: |

Ndarja e mishit është pjesë e rëndësishme e reflektimit të mirësisë dhe bashkimit shoqëror. Dijetarët bazuar në transmetimet profetike këshillojnë ndarjen e mishit në tre pjesë: një për vete, një për të afërmit dhe një për të varfrit. Kjo bazohet në veprën e Profetit (a.s), që ndante mishin me fqinjët dhe të varfrit (Musned Ahmedi, nr. 19349). Gjithashtu Allahu thotë: فَكُلُوا۟ مِنْهَا وَأَطْعِمُوا ٱلْبَائِسَ ٱلْفَقِيرَ “Hani prej tij dhe jepuni për ushqim nevojtarëve të varfër”. (Haxh, 22:28) Kjo është parë si një vepër që ndihmon në përhapjen e dashurisë dhe solidaritetit në shoqëri, duke forcuar lidhjet sociale./insi.al/

Si e forcon kurbani lidhjen shpirtërore mes njeriut dhe Zotit?

By |June 9th, 2025|Categories: ADHURIMET, Kurbani|Tags: |

Në suren Haxh thuhet: وَلِكُلِّ أُمَّةٍ جَعَلْنَا مَنسَكًا لِّيَذْكُرُوا۟ ٱسْمَ ٱللَّهِ عَلَىٰ مَا رَزَقَهُم مِّن بَهِيمَةِ ٱلْأَنْعَـٰمِ ۗ فَإِلَـٰهُكُمْ إِلَـٰهٌ وَاحِدٌ فَلَهُۥٓ أَسْلِمُوا ۗ وَبَشِّرِ ٱلْمُخْبِتِينَ "Për çdo popull, Ne kemi caktuar një ritual, që ata të përmendin emrin e Allahut gjatë flijimit të kafshëve, që Ai ua ka dhuruar për ushqim. Zoti juaj është një Zot i vetëm, prandaj vetëm Atij përuljuni. Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur"  (Haxh, 22:34) Kurbani është dorëzim, përmendje dhe falënderim ndaj Allahut. Por ai duhet njohur me të gjitha aspektet e tij domethënëse, në mënyrë që mos të shihet

Si ndikojnë ndjenjat e nënshtrimit dhe sinqeritetit në vlerën e kurbanit?

By |June 9th, 2025|Categories: ADHURIMET, Kurbani|Tags: |

Kurbani që në fillimet e tij me bijtë e Ademit (a.s) ka qenë simbol i nënshtrimit dhe sinqeritetit. Allahu në Kuran e thekson kështu këtë aspekt: لَن يَنَالَ ٱللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَآؤُهَا وَلَـٰكِن يَنَالُهُ ٱلتَّقْوَىٰ مِنكُمْ ۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمْ لِتُكَبِّرُوا۟ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَىٰكُمْ ۗ وَبَشِّرِ ٱلْمُحْسِنِينَ "As mishi e as gjaku i tyre nuk arrin te Allahu, por ajo që arrin është devotshmëria juaj". (Haxh, 22:37) Profeti Muhamed (a.s) ka thënë:  “Allahu nuk sheh trupat tuaj e as format tuaja, por shikon zemrat dhe veprat tuaja”. (Muslim, nr. 2564c) Nijeti (qëllimi) dhe devotshmëria janë thelbësore për vlerën e

Çfarë lidhje ka mes sakrificës së Ibrahimit (a.s) dhe adhurimit të kurbanit në Islam?

By |June 9th, 2025|Categories: ADHURIMET, Kurbani|Tags: |

Lidhja është e drejtpërdrejtë dhe themelore. Në Kuran, sakrifica e Ibrahimit (a.s.) përmendet kështu:  فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعْىَ قَالَ يَـٰبُنَىَّ إِنِّي أَرَىٰ فِى ٱلْمَنَامِ أَنِّىٓ أَذْبَحُكَ فَٱنظُرْ مَاذَا تَرَىٰ ۚ قَالَ يَـٰأَبَتِ ٱفْعَلْ مَا تُؤْمَرُ ۖ سَتَجِدُنِي إِن شَاءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّـٰبِرِينَ   “Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!” (Saffat, 37:102) Ky veprim u pasua nga ndërhyrja e

A lejohet shitja e ndonjë pjese të kurbanit?

By |June 9th, 2025|Categories: ADHURIMET, Kurbani|Tags: |

Asnjë pjesë e kurbanit nuk duhet shitur. Profeti (a.s) ka thënë: “Kush shet lëkurën e kurbanit të vet është njësoj sikur të mos ketë bërë kurban”. (Bejhaki, nr. 19233) Juristët ndalojnë shitjen e mishit, lëkurës, brinjëve apo çdo pjese tjetër. Edhe pagesa e kasapit me pjesë nga kurbani është e ndaluar (Muslim, nr. 1317). Prandaj, mishi e pjesët e kurbanit janë vetëm për përdorim vetjak, dhuratë ose sadaka./insi.al/

A ka ndonjë lutje specifike që mund të thuhet gjatë therjes së kurbanit?

By |June 9th, 2025|Categories: ADHURIMET, Kurbani|

Juristët nuk e quajnë kusht lutjen, por e konsiderojnë të pëlqyeshme të thuhet “Bismilah, Allahu Ekber, Allahumme hadha minka ve lek” (Në emër të Allahut, Allahu është më i madh, O Allah, kjo është prej Teje dhe për Ty). Kjo mbështetet në hadithin e Profetit (s.a.s) të transmetuar nga Aishja (r.anha): باسمِ اللهِ، اللهُمَّ تَقَبَّلْ مِن محمَّدٍ، وآلِ محمَّدٍ، ومِن أُمَّةِ محمَّدٍ “Bismilah, Allahu Ekber. O Allah, pranoje nga Muhamedi, familja e Muhamedit dhe nga umeti i Muhamedit.” (Alejhisselam) (Muslim, nr. 1967). Imam Ahmedi e përfshin këtë lutje në veprimet e rekomanduara për therje. Kjo i jep një ngarkesë shpirtërore

Go to Top