Cilat janë kriteret për të dalë imam në namaz dhe si është radha?
Kushtet bazë që një person duhet të plotësojë për të dalë imam janë: të jetë mysliman të jetë mashkull i rritur dhe i shëndoshë mendërisht të dijë përmendësh mjaftueshëm Kuran sa për namaz të jetë i saktë në leximin e Kuranit i drejtë në fe (jo i njohur për mëkate të hapura) Kriteret e radhës për të dalë imam janë shprehur kështu në hadithin e Profetit Muhamed (s.a.s.): يَؤُمُّ القَومَ أقرَؤُهم لكِتابِ اللهِ، فإن كانوا في القِراءةِ سَواءً، فأعلَمُهم بالسُّنَّةِ، فإن كانوا في السُّنَّةِ سَواءً، فأقدَمُهم هِجرةً، فإن كانوا في الهِجرةِ سَواءً، فأقدَمُهم سِلمًا، ولا يَؤُمَّنَّ الرَّجُلُ الرَّجُلَ في سُلطانِه،
A lejohet të lexoj fizikisht nga Kurani, kur jam duke falur namaz?
Parimi i përgjithshëm në lidhje me këtë çështje është shprehur në Kuranin Famëlartë, ku thuhet: فَٱقْرَءُوا۟ مَا تَيَسَّرَ مِنَ ٱلْقُرْءَانِ Lexoni prej Kuranit, çfarë e keni më të lehtë për ta lexuar... (Muzzemmil, 73:20) Parimore është që personi të lexojë prej sureve dhe ajeteve që di më mirë përmendësh dhe të shmangë pasazhet që mund t’i ngatërrojë. Përndryshe kjo do ta shpërqendronte nga namazi dhe nga kryerja e një adhurimi, do të kthehej në një moment sforcimi. Në anën tjetër, shprehet edhe fakti që leximi prej Kuranit dhe shikimi i tij janë adhurime më vete. Kështu që leximi nga Kurani në namaz,
A bie përgjegjësia e faljes së xhumasë kur bajrami qëllon ditë të premte?
Në radhë të parë duhet të ritheksojmë gjykimin fetar për secilin namaz. Namazi i xhumasë, që falet vetëm me xhemat, është farz ajn, pra detyrim individual për çdo mashkull mysliman sipas të gjithë juristëve. Namazi i bajramit sipas medhhebit hanefi është vaxhib, pra detyrim për çdo mashkull mysliman. Sipas medhhebit hanbeli është farz kifaje, pra detyrim kolektiv. Nëse një pjesë e myslimanëve e falin atë, atëherë bie detyrimi nga pjesa tjetër. Kurse sipas medhhebeve shafii dhe maliki namazi i bajramit është sunet muekkede, pra sunet i fortë. Çështjet adhurimore zakonisht e kanë gjykimin fetar të përcaktuar që shumë më parë.
A lejohet që paratë që kam dhënë borxh t’i quaj zekat?
Në kushte normale, që zekati të konsiderohet i dhënë duhet të realizohet dorëzimi dhe kalimi i pronësisë (temlik) i pasurisë. Kjo zakonisht bëhet duke ndarë shumën e zekatit dhe duke ia dorëzuar drejtpërdrejt një personi në nevojë. Në rastin kur thjesht falet një borxh, nuk ndodh dorëzim real i pasurisë dhe për këtë arsye shumica e dijetarëve klasikë nuk e kanë lejuar që falja e borxhit të llogaritet si zekat. Për më tepër, për të shmangur keqkuptime apo situata që mund ta detyrojnë njeriun t’ia japë zekatin pikërisht personit që i ka borxh, është më e udhës që borxhi dhe zekati të trajtohen
A lejohet të punoj si artiste e microblading?
Allahu i Madhëruar e ka krijuar çdo njeri me një bukuri të veçantë. Bukuria që shihet qartë në fytyrën e njeriut është natyrale dhe e lindur. Ta ruash këtë bukuri, të falënderosh për cilësitë dhe bukuritë që ke dhe të jesh i kënaqur me çkaAllahu ka parë të përshtatshme të të dhurojë, është një shkallë dhe shenjë e adhurimit. Prandaj, nëse nuk ka një nevojë jetike dhe të domosdoshme, nuk duhet ndërhyrë për të ndryshuar situatën ekzistuese të trupit. Sepse ndërhyrje të tilla, të bëra vetëm për zbukurime të ekzagjeruara dhe shumë herë pa kriter, mund ta vendosin njeriun përballë një përgjegjësie të rëndë. Aplikimi i
LEASING NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM
Hyrje Në radhë të parë ritheksojmë disa parime thelbësore: – Çdo kontratë është e lejuar, për sa kohë që nuk përmban elemente të ndaluara nga feja islame. – Një nga elementet më të rëndësishëm që e bën kontratën të pavlefshme është përfshirja e kamatës, gjë që është shumë e shpeshtë në sistemet financiare të sotme. – Po ashtu, përfshirja në kontratë të elementeve që mund të bëhen shkak për konflikte apo mosmarrëveshje, si paqartësi apo hapësira të ndryshme të papërcaktuara, janë elemente që e bëjnë kontratën të palejuar. – Pavarësisht se mund të ketë të njëjtin emërtim, çdo kontratë është
Çfarë është namazi i eklipsit dhe si falet?
Eklipsit i diellit quhet “kusúf”, ndërsa eklipsi i hënës quhet “husúf”. Ditën kur ndërroi jetë Ibrahimi (r.a), i biri i të Dërguarit të Allahut (s.a.s), njëkohësisht ndodhi edhe eklipsi i diellit. Njerëzit nisën të thonë që dielli u errësua për shkak të vdekjes së të birit të Profetit (s.a.s.). Prandaj, Muhamedi (s.a.s.) tha: “Hëna dhe Dielli janë dy nga shenjat e Allahut (që tregojnë ekzistencën dhe fuqinë e Tij). Ato nuk errësohen për shkak të vdekjes apo lindjes së askujt. Kur të shihni eklipsin e hënës ose të diellit, faluni dhe bëni dua derisa eklipsi të përfundojë.” (Buhari, Kusúf, 1,
A ka rëndësi ndarja e mishit të kurbanit me të tjerët?
Ndarja e mishit është pjesë e rëndësishme e reflektimit të mirësisë dhe bashkimit shoqëror. Dijetarët bazuar në transmetimet profetike këshillojnë ndarjen e mishit në tre pjesë: një për vete, një për të afërmit dhe një për të varfrit. Kjo bazohet në veprën e Profetit (a.s), që ndante mishin me fqinjët dhe të varfrit (Musned Ahmedi, nr. 19349). Gjithashtu Allahu thotë: فَكُلُوا۟ مِنْهَا وَأَطْعِمُوا ٱلْبَائِسَ ٱلْفَقِيرَ “Hani prej tij dhe jepuni për ushqim nevojtarëve të varfër”. (Haxh, 22:28) Kjo është parë si një vepër që ndihmon në përhapjen e dashurisë dhe solidaritetit në shoqëri, duke forcuar lidhjet sociale./insi.al/
Si e forcon kurbani lidhjen shpirtërore mes njeriut dhe Zotit?
Në suren Haxh thuhet: وَلِكُلِّ أُمَّةٍ جَعَلْنَا مَنسَكًا لِّيَذْكُرُوا۟ ٱسْمَ ٱللَّهِ عَلَىٰ مَا رَزَقَهُم مِّن بَهِيمَةِ ٱلْأَنْعَـٰمِ ۗ فَإِلَـٰهُكُمْ إِلَـٰهٌ وَاحِدٌ فَلَهُۥٓ أَسْلِمُوا ۗ وَبَشِّرِ ٱلْمُخْبِتِينَ "Për çdo popull, Ne kemi caktuar një ritual, që ata të përmendin emrin e Allahut gjatë flijimit të kafshëve, që Ai ua ka dhuruar për ushqim. Zoti juaj është një Zot i vetëm, prandaj vetëm Atij përuljuni. Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur" (Haxh, 22:34) Kurbani është dorëzim, përmendje dhe falënderim ndaj Allahut. Por ai duhet njohur me të gjitha aspektet e tij domethënëse, në mënyrë që mos të shihet
Si ndikojnë ndjenjat e nënshtrimit dhe sinqeritetit në vlerën e kurbanit?
Kurbani që në fillimet e tij me bijtë e Ademit (a.s) ka qenë simbol i nënshtrimit dhe sinqeritetit. Allahu në Kuran e thekson kështu këtë aspekt: لَن يَنَالَ ٱللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَآؤُهَا وَلَـٰكِن يَنَالُهُ ٱلتَّقْوَىٰ مِنكُمْ ۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمْ لِتُكَبِّرُوا۟ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَىٰكُمْ ۗ وَبَشِّرِ ٱلْمُحْسِنِينَ "As mishi e as gjaku i tyre nuk arrin te Allahu, por ajo që arrin është devotshmëria juaj". (Haxh, 22:37) Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Allahu nuk sheh trupat tuaj e as format tuaja, por shikon zemrat dhe veprat tuaja”. (Muslim, nr. 2564c) Nijeti (qëllimi) dhe devotshmëria janë thelbësore për vlerën e











