Çfarë duhet të bëjë kujdes personi kur bën kurbanin?
Gjatë gjithë procesit të therjes sjellja ndaj kafshës duhet të jetë e butë. Pastaj ajo vendoset mbi anën e majtë me fytyrë kah kibla. Është e preferuar që pronari vetë ta therë kurbanin, ose t’ia besojë një kasapi që e njeh fetarisht procesin, duke qenë i pranishëm gjatë therjes. Kasapi duhet të sillet mirë me kafshën, thika të mos i tregohet kafshës, prerja të mos i shkaktojë vuajtje dhe para therjes të thotë “Bismilah, Allahu Ekber”. Edhe nëse ther dikush tjetër, pronari duhet të bashkëngjitet në thënien e Besmelesë. Nëse Besmeleja lihet pa u thënë me qëllim, mishi nuk lejohet
A lejohet të jepet sadaka në vend që të bëhet kurban?
Në radhë të parë bërja e kurbanit është një adhurim i identifikuar nëpërmjet Kuranit, Traditës Profetike dhe Konsensusit të ymetit. Çështja e dytë thelbësore është që çdo adhurim ka vendin e vet në fe. Rastet ku një praktikë mund të zëvendësojë tjetrën janë të përcaktuara. Kurbani nuk përfshihet në këto raste, prandaj është një adhurim më vete. Edhe Ebu Hanife argumenton se qëllimi nuk është vetëm ndihma, por kryerja e një ibadeti simbol të të fesë islame, sipas ajetit: لَن يَنَالَ ٱللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَاؤُهَا وَلَـٰكِن يَنَالُهُ ٱلتَّقْوَىٰ مِنكُمْ ۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمْ لِتُكَبِّرُوا۟ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَيكُمْ ۗ وَبَشِّرِ
A lejohet pjesëmarrja me ortakëri në kurban?
Në kurbanin vaxhib, ortakëria deri në 7 persona lejohet në kafshë të mëdha si lopa ose deveja, me kusht që secili të ketë qëllim adhurimi, pavarësisht se njëri e ka me nijet për vaxhib e dikush për nafile. Ortakëria nuk lejohet në kafshët e vogla si qengji e dashi, qoftë edhe me dy persona. Prandaj, këto të fundit mund të bëhen kurban vetëm në emër të një personi. Sipas shafiive dhe hanbelive gjithashtu ortakëria është e lejuar porsi tek hanefitë në kurbanin sunet muekkede (i fortë). Në këtë rast nuk është kusht që pjesëmarrësit të kenë qëllimin e adhurimit. Megjithatë
Sa duhet të jetë mosha minimale e kafshës së kurbanit?
Kafshët si delet dhe dhitë, duhet të kenë mbushur një vit që të mund të bëhen kurban. Vetëm nëse një dele 6 muajshe është e shëndetshme dhe tregon për një vit, atëherë edhe ajo mund të pritet si kurban. Ndërsa dhia, duhet patjetër të mbushë vitin. Kafshët si lopa dhe bualli, duhet të jenë mbi dy vjeç, ndërsa deveja, duhet të jetë mbi pesë vjeç./insi.al/
Cilat kafshë janë të lejuara për kurban?
Kafshët që lejohen për kurban janë dele, dhi, lopë, buall, deve dhe nga kafshët e tjera të ngjashme. Pra dykëmbëshat si pula, rosa, pata, gjeli i detit, etj., nuk pranohen si kafshë për kurban./insi.al/
Kush e ka detyrim kurbanin?
Sipas medhhebit hanefi, kurbani është vaxhib për çdo mysliman të moshës madhore, i shëndoshë mendërisht, rezident (jo udhëtar), i cili ka pasuri që i tejkalon nevojat themelore dhe vlerën e nisabit (85 gram ar si në zekat). Kujtojmë këtu që obligueshmëria është përgjegjësi individuale, prandaj burrë e grua bëjnë vlerësimin e pasurive të tyre individuale dhe arrijnë në një konkluzion. Nisur nga ky aspekt, kurbani nuk është një përgjegjësi familjare apo në grup. Nëse bëhet fjalë për kurban sunet, atëherë përfshirja e më shumë se një personi për kurban bëhet e mundur. Sa i përket nevojave themelore, këto janë mallra
Cili është gjykimi fetar rreth bërjes së kurbanit?
Sipas hanefive, therja e kurbanit për Kurban Bajram është obligim individual (vaxhib) për ata që përmbushin kushtet, dhe nuk ka përjashtim për familjet, pra çdo person i pavarur financiarisht e ka detyrë më vete. Imam Ebu Hanife e bazon këtë gjykim në dy argumente thelbësore: 1 – Urdhri i drejtuar Profetit Muhamed (a.s) në suren Keuther: فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَٱنْحَرْ “Prandaj falu për Zotin tënd dhe ther kurban.” (Keuther, 108/2) 2 – Praktika e vazhdueshme të Profetit (a.s) dhe shokëve të tij. Në rastin e medhhebeve të tjerë gjykimi është sunet muekkede (i fortë) dhe lënie e saj pa arsye është
Kur ka nisur kurbani si adhurim?
Prerja e kurbanit është një institucion shumë i vjetër, zanafilla e të cilit lidhet me ngjarjen e bijve të Ademit, Habilin dhe Kabilin. Allahu i kërkoi atyre që të bënin kurban për herë të parë në historinë e njerëzimit dhe ata sakrifikuan prej produkteve të tyre. Kjo bindje dhe sakrificë është simbolizuar me Profetin Ibrahim dhe djalin e tij Ismail (alejhimasselam) duke arritur majat. Nisur nga ky parim edhe profeti ynë i nderuar vazhdoi këtë traditë të prerjes së kurbanit, duke mbjellë e kultivuar tek populli i tij ndjenjën e sakrificës dhe të flijimit për të vetmin qëllim të lartë,
Çfarë është kurbani?
Fjala kurban, në gjuhën arabe, nënkupton afrim; ndërsa si term fetar, kurbani nënkupton kafshën, që ka cilësitë e duhura dhe që pritet me qëllim adhurimi. Njëkohësisht është edhe emri i adhurimit që konsiston në sakrifikimin e një kafshe për tu afruar me Zotin. Në medhhebin hanefi myslimani që ka mundësi financiare e ka vaxhib të presë kurban. Kurbani është bindje dhe sakrificë, që përmban mesazhe të shumta, siç është edhe vlera e lartë sociale me shpërndarjen e mishit tek njerëzit nevojtarë./insi.al/
A ka namaz sunet para namazit të jacisë? Nëse ka, a mund të na tregoni argumentet?
Falja e suneteve para namazit farz të jacisë bazohet në disa hadithe. Midis tyre mund të përmendim disa. 1 - Profeti (s.a.s) thotë: Midis dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) kush ka deshirë mund të falë namaz. (Muslim, Salatul musafirin, 56). Duke u bazuar në këtë hadith mbas ezanit deri në çastin kur do të thirret ikameti mund të falet namaz nafile (vullnetare). Imam Shafiu duke u bazuar në këtë hadith para namazit të akshamit ka falur dy rekate sunet. 2 - Nëna e besimtarëve Aishja (r.anha) shpjegon se: “I Dërguari i Allahut (s.a.s) para dhe pas namazit të jacisë falte











