admin_p2ujaf11

Pse na ka krijuar Allahu? Cili është synimi i krijimit?

By |March 11th, 2024|Categories: ADHURIMET|

Allahu na ka krijuar ne që t’na bëjë të njohur Veten e Tij. Duke njohur Allahun, që është Mirësi Absolute dhe Pronari i Vetëm i gjithësisë, si konkluzion lind dëshira që njeriu ta adhurojë Atë. Në suren Bekare kur Allahu i tregon ëngjëjve se do të krijonte në tokë një mëkëmbës të Tijin, engjëjt e pyetën përse do të krijonte dikë që do të derdhte gjak dhe do të kryejnë shkatërrime. Allahu u përgjigjet: “Unë di atë, që ju nuk e dini. Dhe kështu i mësoi Ademit të gjitha emrat…” (Bekare, 2/30-31). Sipas disa komentuesëve të Kuranit emrat e përmendur

HORIZONTI MAGJIK I KURANIT

By |December 7th, 2023|Categories: Kurani Kerim|

  Kurani është drita e amshueshmërisë, e cila shkëlqen në botën e shkronjave dhe fjalëve. Kurani është fryma dhe zëri i botës shpirtërore në atllasin e ndjenjave dhe mendimeve të njerëzve dhe xhindëve. Kur erdhi dita dhe Kurani u shndërrua në margaritar brenda një guaske krejt të veçantë, pikërisht atëherë edhe sytë e baballarëve të fjalës morën një bukuri që nuk vyshkej e që nuk çngjyrosej. Gjer ditën kur Kurani do të bëhej dritë e do të reshonte mbi fytyrën e ekzistencës, kjo gjithësi e madhe që është në çdo anë të saj një ekspozitë më vete ngjyrash, dizenjosh dhe

EBU BEKRI (r.a)

By |December 5th, 2023|Categories: Sunet|

Ebu Bekri (Zoti qoftë i kënaqur me të), Pishtari i Besnikërisë AMBIENTI KU LINDI DHE U RRIT Babai i tij ishte Osman ibn Amr (Ebu Kuhafe) ndërsa e ëma Sel­ma bint Sehr (Umu Hajr). Ai lindi 3 vjet pas ngjarjes së elefantit, kur Ebreheja, mbreti i Jemenit, erdhi për të pushtuar Mekën me ushtrinë e tij me elefantë. Nëna e Ebu Bekrit ishte e vajza e xhax­hait të Ebu Kuhafes. Ato kohë, Selma, e mbiquajtur edhe “nëna e bekimeve” nga banorët e Mekës, po kalonte një periudhë të vështirë, pasi të gjithë fëmijët meshkuj që kishte lindur më parë nuk

BESNIKËRIA

By |December 5th, 2023|Categories: Mistika Islame, Morali|

Besnikëria është ndër ato trëndafila që rriten në klimën e miqësisë. Atë është e pamundur që ta gjesh në një atmosferë armiqësie. Besnikëria është veçanti e njerëzve që kanë të përbashkëta në ndjenja, në mendime e në ide. Ndjenja si mëria, urrejtja dhe smira janë armiqtë kryesorë të besnikërisë. Ajo hedh shtat në kraharorin e dashurisë e të humanizmit. Ka pasur edhe nga ata që besnikërinë e kanë përshkruar si njësim të njeriut me zemrën. E vërteta është se ndër njerëzit që nuk kanë një jetë të zemrës e të shpirtit nuk është e lehtë të bëhet fjalë për besnikëri.

ARGUMENTE MBI RINGJALLJEN DHE JETËN E PËRTEJME

By |December 5th, 2023|Categories: Kelami|

Argumenti dhe garancia më e madhe mbi realizimin e jetës së ahiretit është premtimi i Zotit për robtë e vet. Duke theksuar në shumë vende se çdo frymë do të vdesë,  se nuk do të mundet të iket nga vdekja,  se Allahu është ai që e jep vdekjen  dhe se, në fund, kthimi do të jetë te Ai,  Kur’ani bën të ditur se ringjallja pas vdekjes është domosdoshmëri e premtimit të Allahut: “Ajo që po ju premtohet juve është mëse e vërtetë! Nuk ka asnjë dyshim se edhe llogaridhënia, edhe ndëshkimi do të realizohen patjetër!” (Dharijat, 51/5-6) Ai që i jep

HORIZONTI MAGJIK I KURANIT FISNIK

By |December 4th, 2023|Categories: Kurani Famëlartë|

Kurani është drita e amshueshmërisë, e cila shkëlqen në botën e shkronjave dhe fjalëve. Kurani është fryma dhe zëri i botës shpirtërore në atllasin e ndjenjave dhe mendimeve të njerëzve dhe xhindëve. Kur erdhi dita dhe Kurani u shndërrua në margaritar brenda një guaske krejt të veçantë, pikërisht atëherë edhe sytë e baballarëve të fjalës morën një bukuri që nuk vyshkej e që nuk çngjyrosej. Gjer ditën kur Kurani do të bëhej dritë e do të reshonte mbi fytyrën e ekzistencës, kjo gjithësi e madhe që është në çdo anë të saj një ekspozitë më vete ngjyrash, dizenjosh dhe akordesh,

NJË BIOGRAFI E SHKURTËR RRETH PROFETIT MUHAMED (s.a.s)

By |December 4th, 2023|Categories: Sunet|

Profeti Muhamed u lind të hënën më 20 Prill 571 në Meke të Arabisë. Familja Hashimite së cilës i përkiste, ishte një degë e fisit fisnik e të fuqishëm Kurejsh. Babai i tij, Abdullahu, ishte një tregtar dhe vdiq përpara se ai të lindte. Nëna Emine jetoi derisa ai u bë gjashtë vjeç. Muhamedi jetim u mor nën mbikëqyrje së pari nga gjyshi Abdumuttalib për dy vjet dhe më vonë nga xhaxhai Ebu Talibi sipas amanetit të gjyshit. Profeti i fundit ishte fryti i lutjes së Profetit Ibrahim, i lajmeve të mira të Jezusit dhe i ëndrrës së nënës

Go to Top