
Në radhë të parë bërja e kurbanit është një adhurim i identifikuar nëpërmjet Kuranit, Traditës Profetike dhe Konsensusit të ymetit. Çështja e dytë thelbësore është që çdo adhurim ka vendin e vet në fe. Rastet ku një praktikë mund të zëvendësojë tjetrën janë të përcaktuara. Kurbani nuk përfshihet në këto raste, prandaj është një adhurim më vete. Edhe Ebu Hanife argumenton se qëllimi nuk është vetëm ndihma, por kryerja e një ibadeti simbol të të fesë islame, sipas ajetit:
لَن يَنَالَ ٱللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَاؤُهَا وَلَـٰكِن يَنَالُهُ ٱلتَّقْوَىٰ مِنكُمْ ۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمْ لِتُكَبِّرُوا۟ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَيكُمْ ۗ وَبَشِّرِ ٱلْمُحْسِنِينَ ٣٧
“As mishi e as gjaku i tyre nuk i arrin Allahut, por ajo që i arrin është devotshmëria juaj.” (Haxh, 22:37)./insi.al/