
Asnjë pjesë e kurbanit nuk duhet shitur. Profeti (a.s) ka thënë: “Kush shet lëkurën e kurbanit të vet është njësoj sikur të mos ketë bërë kurban”. (Bejhaki, nr. 19233) Juristët ndalojnë shitjen e mishit, lëkurës, brinjëve apo çdo pjese tjetër. Edhe pagesa e kasapit me pjesë nga kurbani është e ndaluar (Muslim, nr. 1317). Prandaj, mishi e pjesët e kurbanit janë vetëm për përdorim vetjak, dhuratë ose sadaka./insi.al/