
Juristët nuk e quajnë kusht lutjen, por e konsiderojnë të pëlqyeshme të thuhet “Bismilah, Allahu Ekber, Allahumme hadha minka ve lek” (Në emër të Allahut, Allahu është më i madh, O Allah, kjo është prej Teje dhe për Ty). Kjo mbështetet në hadithin e Profetit (s.a.s) të transmetuar nga Aishja (r.anha):
باسمِ اللهِ، اللهُمَّ تَقَبَّلْ مِن محمَّدٍ، وآلِ محمَّدٍ، ومِن أُمَّةِ محمَّدٍ
“Bismilah, Allahu Ekber. O Allah, pranoje nga Muhamedi, familja e Muhamedit dhe nga umeti i Muhamedit.” (Alejhisselam) (Muslim, nr. 1967). Imam Ahmedi e përfshin këtë lutje në veprimet e rekomanduara për therje. Kjo i jep një ngarkesë shpirtërore më të thellë aktit të kurbanit dhe shpreh lidhjen me Allahun./insi.al/