
Përmendja e emrit të Allahut (Bismilah) është vaxhib gjatë therjes së kurbanit dhe lënia e saj me qëllim e bën therjen të pavlefshme. Kjo bazohet në ajetin:
وَلاَ تَأْكُلُوا۟ مِمَّا لَمْ يُذْكَرِ ٱسْمُ ٱللَّهِ عَلَيْهِ
“Mos hani prej atij mbi të cilin nuk është përmendur emri i Allahut.” (En’am, 6:121). Ebu Hanife ka këtë qasjë: “Në rast harrese mishi mund të konsumohet, por nëse lihet qëllimisht, nuk lejohet”. Imam Malik e ka shprehur në mënyrë edhe më gjithëpërfshirëse këtë çështje duke thënë: “Çdo therje që nuk është përmendur emri i Allahut mbi të, është haram; qoftë kjo me vetëdije, qoftë me harresë”./insi.al/